TIRANE-  Kryeministri Berisha deklaron prerazi se nuk do të rriten tarifat e regjistrimit të studentëve në universitetet publike. Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri informoi se kërkesa e bërë kryesisht nga universitetet e rretheve nuk do të pranohet. Është totalisht e papranueshme.

“Janë të papranueshme. Ka degë që kanë kërkuar dyfishimin e tarifës. Kemi deklaruar që tarifa do të rriten me inflacionin, por rritje tjetër nuk mund të ketë. Zoti Tafaj do informosh rektoratët e universiteteve të rretheve, përvec inflacionit rritje tjeter të mos presë që do miratojë kjo qeveri. Rritja nga 160 mijë në 330 mijë është e papranueshme”- deklaroi kryeministri duke shtuar se “Do rriten kuotat e pranimit të studentëve”.
(sg/shqiptarja.com)