PD e ndarë në 3 pjesë! Berisha synon të joshë grupin Bardhi: Refuzuan skenarin e Ramës! Sulmon sërish Yuri Kim: Të hetojë pronat e saj në Shqipëri

Për Sali Berishën, shprehja armiku i armikut tim, është miku im, vlen më shumë se kurrë Në një PD tashmë zyrtarisht të ndarë në 3 pjesë, Berisha kërkon të joshë grupin e deputetëve me në krye Gazment Bardhin, të rreshtuar së fundmi kundër rikthimit të Lulzim Bashës në krye të partisë.

Akuzat e vjetra për Bardhin se ka bashkëpunuar me PS për të mbyllur vrasjen e aktivistit socialist Pjerin Xhuvani në Elbasan 4 ditë para zgjedhjeve të 2021 I ka harruar, dhe sot, e rreshton Sekretarin e Përgjithshëm të PD te martirët e opozitarizmit. Edhe për çështjet që dukshëm i ndajnë, Berisha thotë se për një problem, gjithmonë ka 2 zgjidhje.

‘Nuk jemi larg me Gazin në këtë rast. Unë kam deklaruar se edhe pasi të fitojë zgjedhjet PD, do ketë votim primaresh për kryeministër. Nëse shqiptarët votojnë masivisht Sali Berishën për kryeministër, çdo demokrat do ti nënshtrohet votës. Por këtë detyrim e ka Sali Berisha, do ketë një votë për kryeministër. Do të ketë votë për kryeministrin. Asnjeri nuk mund ta kundërshtojë votën masive për mua, ta zëmë.’- tha Berisha.

Por armiqtë e brendshëm, nuk janë të vetmit që Berisha shigjetoi. Yuri Kim, që përmbylli misionin e saj diplomatik në Shqipëri,  nuk i shpëtoi shenjestër së kreut të Rithemelimit, që insiston që DASH duhet të hetojë diplomaten për përfitime në vend.

"Ftoj përsëri Inspektorin e Përgjithshëm të Departamentit të Shtetit, Kongresin e SHBA dhe FBI-në, të hetojnë për pronat e saj në Shqipëri. Sikundër theksoj se, zëdhënësi i saj Edi Rama, aludoi se unë e kisha fjalën për Yuri Kim polakun. Unë nuk ngatërroj një polak me një amerikane kurrë. Nuk e kam patur kurrë fjalën për Yuri Kim polak. Por me të u dekonspirua një gjë, u tregua komunikimi që kanë ata të dy kundër meje. Tani nuk doli kush tjetër me më përgënjeshtruar mua veç Edi Ramës. Tani vetëkuptohet kjo, por unë nuk e kisha fjalën për një Yuri Kim polak. E them me përgjegjësi të plotë,"- tha Berisha.

Në luftë me DASH kërkon të përfshijë edhe kryeministrin Rama duke aluduar se kontrollet në kampin e MEK, ishte një hakmarrje e tij ndaj SHBA për çështjen Mcgonigal.

‘Çështja McGonigal ka dy dosje, ka dosjen shqiptare dhe dosjen ruse. Thuhet tani se, ka një bashkim të këtyre dy dosjeve dhe fijet e saj çojnë përtej korrupsionit dhe fijet e saj çojnë në lidhje krejt të tjera. Të presim, kemi drejtësi të plotë te drejtësia e SHBA. Ajo që bie në sy janë qëndrimet totalisht të dezekulibruara të Edi Ramës, me të cilat përpiqet të kapet pas çdo gjëje që të mund të bëhet i rëndësishëm. Druaj shumë se edhe prapa sulmit që u bë në kampin e Ashraf 3, të ketë një peshë të veçantë specifike, dosja e tij McGonigal. Druaj shumë, po e ndjekim.’- tha Berisha.

Berisha thotë se provat e paraqitura nga opozita për manipulimin e proceseve zgjedhore janë shtysë drejt një vale të re protestash, që ndryshe nga dikur, duhet të jenë të qëndrueshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:39
Berisha: Jemi në një ‘mendje’ me Bardhin! Pasi PD të fitojë zgjedhjet, do të ketë primare për emrin e kryeministrit

1687517280_WhatsAppImage20230623at12.21.071.jpeg

Sali Berisha deklaroi  se qëndrimet e tij dhe të kryetarit të Grupit Parlamentar Gazment Bardhi në lidhje me kandidatin e opozitës për kryeministër janë pranë njëri-tjetrit.

Sa i përket deklaratës së Bardhit se nuk bashkohet me Berishën nëse ai do të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e vitit 2025, ky i fundit tha se nëse PD del fituese, kandidati për kryeministër do të dalë nga primaret e demokratëve.

Pyetje: Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i PD zyrtare, deklaroi se me Sali Berishën kandidat për kryeministër në vitin 2025, ai nuk do ti bashkohej, afrohej me ju. Do të jeni kandidat në 2025, apo do të shikoni dhe mundësinë për të nxjerrë një kandidat tjetër për kryeministër.

Berisha: Nuk jemi larg me Gazin në këtë rast, se çfarë kam deklaruar unë. Unë kam deklaruar se, edhe pasi të fitojë zgjedhjet PD, do të ketë një votim primare për kryeministër. Atëherë nëse shqiptarët votojnë masivisht Sali Berishën për kryeministër, unë besoj se çdo demokrat do ti nënshtrohet votës. Por, këtë detyrim e ka  Sali Berisha. E kam thënë që në fillim, që në dy vitet e para, do të ketë një votë për kryeministër, dhe këtu jemi afër. Asnjë njeri nuk mund të kundërshtoj, ta zëmë, po të jetë masive për mua.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 23/06/2023 22:45

    Me 36 Gusht Sali te 2033 behu gati te fitoj PD ?

    Përgjigju
  • Jimmy: 23/06/2023 20:47

    Ik mo plak injorant! Do fitosh te semes!shko e vdis kerme qe leshon ere me kilometra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës