Berisha:Do të importojmë
energji, pavarësisht çmimit

Berisha:Do të importojmë<br />energji, pavarësisht çmimit
TIRANE- Thatësira në hidrocentrale ka bërë që qeveria shqiptare të importojë energji deri më 17 milionë kilovator, për të përballuar situatën emergjente në vend, se importi i energjisë do të vazhdojë, madje do të modifikohet dhe buxheti i shtetit për vitin 2012 po pati nevojë.

"Thatësira ka përfshirë jo vetëm Shqipërinë, por edhe rajonin dhe pavarësisht reshjeve të shirave të rëna ditet e fundit, situata nuk paraqitet aspak premtuese." tha kryeministri në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së

“Ne i përmbahemi parimit se çmimi më i lartë i energjisë është mungesa e saj dhe nuk do të ndërpritet energjia për asnjë orë për shkak të çmimit” ka theksuar Berisha duke shtuar se do të vendoset në punë Teci i Vlorës edhe pse kostoja e prodhimit të energjisë do të jetë e madhe.

Madje qeveria shqiptare i del garant Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare për të marrë kredi prej 50 milionë euro për përballimin e situatës elektroenergjitike në vend.

“Qeveria është detyruar javën që shkoi të miratojë një akt normative për ti dhënë garanci sovrane KESH për një kredi 50 milionë dollarë. Nuk mund të parashikojmë sesi do të jetë, pasi kjo thatësirë, nuk ishte parashikuar, nëntori ishte parashikuar me reshje por nuk ka pasur. Këto janë punët e Zotit. Ne kemi në dorë që qytetarët të mos bien në errësirë. “- deklaroi në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së kryeministri Berisha.

“Garantoj se buxhetit do i bëhet cdo modifikim dhe vendi në ndërprerje energjie nuk do të shkojë. Ne e kemi lënë prapa atë periudhë”- tha më tej kryeministri.

AKTI NORMATIV I KESH EMERGJENCE
Por, sipas kryeministrit, "pavarësisht shpenzimeve, borxhi publik nuk do të rritet. Me ato ndërhyrje që kemi bërë në buxhet dhe me shkurtimet e shpenzimeve që u bënë në qershor, borxhi jo vetëm që nuk rritet në raport me vitin e kaluar, por do të ketë një rënie të lehtë. Nga 59.7 % që ishte një vit më parë këtë vit pritet të mbyllet me 59.%. Po të mos qe ky akti i fundit normativ edhe më mirë do ishim. Por kjo ishte emergjencë. Ne e kemi përcaktuar dhe do e marrim këtë vendim. Në nivelet plotësisht të kontrollueshme është inflacioni."- tha kryeministri.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, pamje me dron nga reja e tymit toksik që që ka 'pushtuar' qytetin bregdetar

Vlorë/ Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, pamje me dron nga reja e tymit toksik që që ka 'pushtuar' qytetin bregdetar