Berisha: Doshi e Frroku në burg për
të mbajtur në këmbë pushtetin e krimit

Berisha: Doshi e Frroku në burg për<br />të mbajtur në këmbë pushtetin e krimit
Ish-kryeministri Berisha përmes rrjetit social “Facebook” është shprehur se arrestimi i rrufeshëm i deputeteve Doshi dhe Frroku dhe fshehja e provave tregon si fajesinë e Metës ashtu dhe mbrojtjen e tij shtetërore.
  
Statusi i plotë i Berishës në rrjetin social “Facebook”
 
Doshi dhe Frroku në burg për të mbajtur në këmbë pushtetin e krimit!
 
Te dashur miq, dje me procedure te rrufeshme u arrestuan jashtë çdo lloj kushti ligjor për arrest, deputetet Doshi dhe Frroku te mazhorancës së qelbësirave qe sot kundërmon ere krimi ne mbare Europen. Theksoj ketu se, ne bindjen time me te thelle, asnjeri prej tyre nuk ka merituar dhe nuk meriton te ulet ne bankat e Parlamentit. Por arrestimi i rrufeshem i tyre, theksoj dhe nje here jashte çdo kushti ligjor, eshte nje akt i pashembullt ne historine e nje shtetit ligjor, eshte akt tipik i shteteve policore, ne te cilat armiku goditet me te gjitha menyrat dhe ne rastet kur deshton ne eleminimin e tij fizik realizon rrufeshem dhe me çdo kusht eleminimin e tij politik.
 
Arrestimi i rrufeshem i deputeteve Doshi dhe Frroku, fshehja publikut shqiptar te proves se regjistruar me vendim Gjykate te deshmise para kamerave te Durim Bamit ku ai tregon se ka ndryshuar deshmine sepse se Meta i dergoi atij ne qeli xhelatin qe e kercenoi me jeten e femijeve te tij te fshehur ne Zvicer, tregon si fajesine e Metes ashtu dhe mbrojtjen e tij shteterore me çdo cmim dhe kusht si dhe perpjekjen kriminale per t'u mbyllur gojen me arrest Doshit dhe Frrokut, pasi perndryshe mazhoranca e krimit bie brenda 24 oreve.
 
Arresti me urgjence i Doshit dhe Frrokut deshmon qarte dhe perfundimisht se tashme nuk eshte vetem Meta peng i Rames, pas kerkeses se hapur te kancelarive perendimore per arrestimin e tij te bazuar ne dosjen qe vet Rama ka dorezuar per Meten para zgjedhjeve. Arrestimi me urgjence, refuzimi per marrjen e proves dhe heqja e rrufeshme e imunitetit te dy deputeteve socialist, deshmon tashme se edhe Rama vet eshte skllav i Metes, i cili jo vetem e rrezon ate per 24 ore nga pushteti por me denoncimet qe mund te beje ne "dosjen Doshi" provon bashkautoresine e skenarit ogurzi te eleminimit te dy deputeteve!
 
Këto zhvillime dramatike provojnë se "aleanca e krimit" mbahet tani vetem mbi krimin! Vetem revolucioni demokratik qytetar do shpëtojnë vendin nga kthetrat e saj!! sb
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes