Ilir Meta në një deklaratë për mediat shprehet se dhënia e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës është pjesë e programit të PS për eliminimin e opozitës. Meta tha se PS po vepron me dy standarde, ndërsa quajti antikushtetuese ndryshimet në rregulloren e Kuvendit që parashikon përjashtim deri në 2 muaj për deputetët që ndezin tymuese në kuvend.
" Dhe vetë Berisha ka qenë i hapur të bashkëpunojë me drejtësinë. Ai ka kontestuar rrugën që është ndjekur, në mbrojtje të garancive që Kushtetuta i jep deputet, jo si privilegj por si mbrojtje që i jep Kuvendit. Të gjithë e dimë që janë aplikuar standardet e dyfishta, në rastin e Berisha, që nuk është deputet i zakonshëm, është lider i forcës kryesore opozitare.
Votimit i sotëm shënon përshkallëzim të përpjekjeve për asgjësimin opozitës vendim antikushteues që kërkon të ktheje kohën e partisë shtet. Është pjesë e një programi për eliminimin e opozitës dhe instalimin e një opozite fasadë që i bën fresk dhe shërbime këtij regjimi
Pak ditë më parë u ndryshua në mënyrë të njëanshme rregullorja e kuvendit. Akt antikushtetues që synon asgjësimin e opozitarizmit, shkel një sërë të drejtash që i garanton deputetit kushtetuta dhe praktikisht e pezullon deputetin nga detyra. Ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore synojnë minimin e trans, llogaridhënien dhe parlamentarizmin", tha Meta.
Lajmi kryesor: