Berisha drejt gjyqit/ Gazetarja: Një pjesë e dosjes shkon për gjykim, më pas mbetet hetimi pasuror! Bala: Nga 140 m2 u pasurua me 50 milion euro

Të pandehurit e dosjes Partizani morën sot në dorëzim dosjen e plotë hetimore pas mbylljes së hetimeve. Avokatët e Berishës dhe Malltezit u njohën sot me dosjen e plotë të hetimit.

Gazetarja Keti Banushi në ‘Studio Live’ u shpreh për Arbër Hitajn se për Berishën do të shkojë për gjykim vetëm lidhja me aferën Partizani, pasi hetimet pritet të vijojnë edhe për fondacionin e Liri Berishës ‘Fëmijët Shqiptarë’.

'Prokuroria e Posaçme ka thirrur personat e pandehur, 5 persona, dhe avokatët për të komunikuar mbylljen e hetimeve dhe transmetimin e materialeve. Të gjithë dolën me me kuti materialesh, janë provat që ka mbledhur prokuroria. Ka dhe vendime prova të tjera. Të gjtihë kishin nga një material voluminoz. U njohën me aktet dhe avokatët kanë afat 10 ditë të bëjnë kundërshtimet e tyre. Ti balafaqojnë me hetimet e prokurorisë së posaçme. Më pas prokuroria e posaçme pasi të marri dhe pretendimet e avokatëve e dërgon dosjen në gjykatë. Nuk mund të çohet e gjitha, mund të çohet si fraksion dosja. Ndoshta për hetimin pasuror, kemi dhe rastin e fondacionit të Liri Berishës. Kjo dosje do të shkojë një pjesë në gjykim, ndërsa një pjesë do ngelet sa i takon pasurisë së zotit Berisha. Për çështjen Partizani do çohet për gjykim, pjesët e tjera do çohet me fraksion.'

Ndërsa seanca paraprake për të pritet në nëntor.

'Mund të jetë brenda nëntorit seanca paraprake. Dosja do kohë sa të shkojë në gjykatë. Është një material voluminoz. Nuk do të jetë më Irena Gjoka, nuk do të jetë më as në apel Ilirjana Olldashi. Do jetë një nga gjyqtarët që nuk ka shqyrtuar kërkesat e Berishës dhe Malltezit.'

Gazetari Anri Bala ngre pyetjen se si Berisha me pasuri një apartament 140 m2, del me pasuri 50 milion euro.

'Kjo që po i ndodh Berishës është pak a shumë që shqiptarët e prisnin me kohë. Është një ndjesi publike, 90% e shqiptarëve klasën politike e mendojnë si të korruptuar.  Zoti Berisha ka të drejtën e tij të mbrohet. Ka të drejtë të bëjë gjyq. Por duhet të flasim për provat. Akt akuza, 500 faqe mendoj se problemi më i madh është justifikimi i pasurisë. E vënë nga një pronë e vogël në një perandori shumë të madhe. Ishte e pajustifikuar edhe shërbimet juridike apo konsulente që ata bëjnë. Në të gjitha daljet publike që zonja Malltezi ka bërë, të gjtihë pronat jashtë vendit në Budapest, Belgjikë apo Suedi etj. Në asnjë dalje publike të saj nuk flet për këto prona.

As gazetarët nuk e pyesin. Banka nuk është autoritet kontrollor. Fakti që ke ca para në bankë. Banka nuk merret me verifikimin nëse këto para janë prej korrupsionit, apo influencës së familjes. I quan të rregullta. Shyqyr që janë këto lekë në banka. Këta kanë dhe apartamente që nuk i dihen. Me hapjen e kriptomonedhave sepse nuk kishin ku ti pastronin më, investuan në kriptomonedha sepse janë më pak të gjurmueshme. Nuk e di se si një familje justifkon një pasuri me 140 m2, 50 milion euro. Pyesni këdo që ka 140 m2, çdo kompani ndërtimi sa i ofron këtij që ka këto metra. Nuk mund të bëhesh miliarderë me këtë lloj shifre.'

Analisti Genc Burimi shikon dy standarde në gjykimin e Berishës, ndërsa nga ana tjetër ka kritika për funksionimin e ILDKPI që duhet të marri në sitë pasuritë e politikanëve dhe jo vetëm.

'Nuk jemi në normalitet të shtetit së drejtës. Debati po devijon nga afera partizani tek pasuria. Tek ky debat kërkohet nëse ka patur krim. Tek inceneratorët nuk kërkohet nëse ka patur krim, por shikohet si është realizuar pasurimi. Shteti i së drejtës paguhet nga shqiptarët ILDKPI. Nuk më duhet çfarë ka deklaruar. Shqiptarët paguajnë një mekanizëm. Shqiptarët zbulojnë përmes SPAK që Berisha ka pasuri të pajustifkuara, atëherë ka një problem. Sot nëse këta kjo gjueti shtrigash, do duhet të dali një aferë që këta të zbulojnë. Kolegetë e BIRN në 2015 bënë jehonë një raport të OSBE që akuzonte Ramën me 200 milion euro të fshehur në off-shore.

Nuk jemi prokurorë. Edhe prokurori më i zgjuar nuk është asgjë përpara gjykatave. Dhe gjykata më e zgjuara të qepin gojën. Nuk hyj në debatin e Berishës, hyj në debat me interes public përtej Berishës, nëse në mnëyrë rastësore u zbulua Berisha paska të ardhura, nuk i justifkon në mënyrë rastësore, atëherë unë  si gazetar i them Stop, ku është vaksina anti pasuri në Shqipëri.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:37
'Janë të gjitha dosjet të hapura', gazetarja Keti Banushi: Meta me bashkëpunëtorët po hetohen me metodën 'ndiq paranë'

 

Lidhur me hetimet ndaj Ilir Metës, gazetarja Keti Banushi zbuloi në ‘Studio Live’ se dosjet janë të hapura.

Po bëhet hetim pasuror me metodën ndiq paranë, jo vetëm për Metën, por edhe Kryemadhin dhe bashkëpunëtorë të tjerë të afërt.

'Janë të gjithë dosjet të hapura. Ka hetim pasuror. Pra gjurmo paratë. Me ardhjen e zotit Dumani në krye kjo u bë më evidente. Është një praktikë që po ndiqet për të gjithë zyrtarët. Edhe zoti Meta, Monika Kryemadhi zyrtarë të tij janë në hetim. Ajo që më bie në sy janë të majtët, kryetarët e bashkive, janë të pandehur të dënuar. Hetimi pasuror i tyre ka kaluar në sitë. Në numër ka më shumë të majtë. Nga rëndësia ka më shumë nga opozita.'

Ora 18:28
Studio Live/ 'Del aq shpesh në TV, sa je bërë si Sulejman Pitarka', gazetarët ironizojnë njëri tjetrin: Kur shtrojmë drekë, shtrojmë për 3 se je dhe ti

 

Në Studio Live, analistët Anri Bala dhe Genc Burimi debatuan lidhur me dosjen hetimore të Berishës që së shpejti kalon në gjykim. Bala bëri ironi me Burimin duke e krahasuar me aktorin e filmave shqiptarë Sulejman Pitarka.

Bala: Na del aq shpesh në televizor sa je bërë si Sulejman Pitarka. Kur shtrojmë drekë jemi dy vetë shtrojmë për 3 se je dhe ti.

Si ka mundësi ti vetë, Amerika ka probleme, Mbretëria e Bashkuar ka probleme, Edi Rama e do të fundosur Berishën, njerëzit dhe opinioni publik  pse nuk e dashka Berishën, pse nuk fiton ai?

Burimi: Po flasim për dosje penale, ti më kalon në politikë.

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 25/09/2024 19:57

    Me duket se genc burimi eshte grek. Prandaj u be helm kur u denua beleri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë