Berisha: Duhet një
qëndrim i ri ndaj mjedisit

TIRANE - Është i domosdoshëm një qëndrim i ri ndaj mjedisit. Kryeministri Berisha, në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Turizmit e ka përqëndruar fjalën e tij në çështjet e mjedisit, kryesisht të menaxhimit të mbeturinave që sipas Berishës i gjen në çdo cep e në çdo skaj duke dhënë për ne një imazh që nuk e kemi dhe nuk duhet ta kemi.

Berisha tha se përveç rrafshit edukativ, ku i kërkoi ministrit të Mjedisit edhe shkurtim fondesh në projekte të tjera për rritjen e sensibilizimit ndaj mjedisit, është I domosdoshëm një ndryshim qëndrimi në rrafshin ligjor me një përfshirje të qeverive vendore, prokurorisë së përgjithsme, policisë së shtetit e madje dhe shërbimit informative. “Akoma krerët e qeverive vendore tolerojnë praktika nga më të dëmshmet me qëndrimin ndaj plehrave, ndotjen e burimeve ujore, ndotjen e lumenjve”, tha Berisha.

Kryeministri vuri theksin te aksioni masiv i 20 prillit për pastrimin e territorit ku kërkoi angazhimin e prindërve e fëmijëve, shkollave, administratës e qeverive vendore në një aksion njëditor që do të shërbejë si apel për një qëndrim të ri ndaj mjedisit.
(ep/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump