Berisha duke pritur një arkivol!

Berisha duke pritur një arkivol!

I vetmi njeri i qartë në protestën e Unazës së Re, është Sali Berisha. Ai e di që ajo protestë nuk është popullore dhe mijëra banorë të Tiranës dhe miliona në gjithë Shqipërinë, nuk janë dakord me të. Nuk janë dakord, pasi ata kanë vepruar ndryshe prej atyre fatkeqëve në jetën e tyre. Kanë blerë tokë, kanë marrë leje dhe kanë bërë shtëpi.

Sali Berisha e di këtë, pasi mes të tjerash, ai është shpikësi i kësaj kategorie fatkeqësh në historinë e Shqipërisë. Ai është themeluesi i getove të paligjshme për t’i përdorur politikisht ndaj kryeqytetit, që nuk e pranoi kurrë.

Ndaj është shumë i qartë. Ai e ka atë kategori qytetarësh fatkeq, skuadriljen e kamikazëve të vet. Pasi e ka devijuar jetën dhe të ardhmen e tyre, vetëm në një rrugë, që të vriten për të mbrojtur atë që nuk u takon.

Ndja sot kur i shikoja para parlamentit, aq shumë të egërsuar që po humbasin fatkeqësisht djersën e tyre në pronën e gabuar, për shkak të atij njeriu, e prisja që ai të bënte diçka.

Dhe e bëri.

Jo protestuesit, por banda e tij militare në PD, shumë e identifikueshme dhe nga fotot, që lëviz me bomba dhe kapsolla në xhepa, hodhën kapsollat e ndezura në kokat e policëve. Ina shpëtoi kokën, falë trajnimit të saj, duke prerë gishtat. Po të ishte aq e patrajnuar sa është Lulzim Basha përshembull, do kishte humbur kokën.

Por Sali Berisha vazhdoi të mbetej i qartë. Atij sot nuk i duhej asgjë më shumë, se sa një vatër gjaku, që të mbajë ndezur betejën e tij. Kur të gjithë reaguan solidarë me Inën e plagosur, ai e sulmoi atë me fjalor shtazarak, duke e quajtur “ndrikull” dhe duke e kërcënuar haptazi, se do t’ia prisnin dhe gishtat e tjerë.

Djali i Fahriut, përshembull, që nuk kupton se çfarë ndodh, u nxitua dhe i shkoi për ta ngushëlluar në spital. Dhe Berisha e ndjeu këtë rrezik, që i vjen gjithnjë nga budallenjtë që zgjedh, dhe nxitoi ta bëjë të qartë se njerëz si Ina, duhen të  vdekur.

Ina ose dikush nga policia duhet të vdesë, që Berisha të shikojë një arkivol këto ditë të dëshpëruara të tij. Nuk ja bën dot pa të. I duhet doemos për t’i shëptuar izolimit të protestës së tij.

Gjithë opozita në raport me Berishën, ishte e paqartë. Lulzim Basha u përpoq ta ndiqte, duke e quajtur Inën të patrajnuar, por deri aty shkoi. Berisha shkoi në fund, në ekstrem. E quajti pa ju dridhur goja, “ndrikull”.

Jam i sigurt që nuk e njeh fare dhe as i hyn në punë. I duhet e vdekur, ose e përdalë. Siç i duhej Ina Rama “lavire” më 21 Janar, siç i duheshin gazetarët armiq në Gërdec, siç i janë dashur armiq, të gjithë ata që i prishnin skemën e arkivolit në protesta, që nga Azem Hajdari e deri më sot.

Kontigjenti i tij i parë dhe i fundit në politikën shqiptare, të cilët i ka pas vetes si kamikazë elektoralë, janë pikërisht zaptuesit e tokave rreth Tiranës. Ata janë të pafajshëm në fatkeqësinë që i ka zënë, por përgjegjës që fatin e tyre ja kanë besuar një projekti të Sali Berishës, për ti mbajtur peng si kamikazë politik.

Ai u ndje i vetmuar dhe tradhtuar në Tiranë në vitin 1992, dhe i vetmi vegullim i mbijetesës së tij, ishte krijimi i një projekti social dhe politik, bazuar tek njerëz që do të jenë gjithë jetën pengje të politikës.

Armiku për të përfytyrohet si dikush që ka tokë në Tiranë dhe i duhet marrë. A ju kujtohet viti 2011, kur në përpjekje për të sulmuar Linda Bashën, e sapo martuar me Edi Ramën, mori gjithë kushërinjtë e vet nga Tropoja që kanë zaptuar pronat e saj në Qytetin Studenti, dhe ja çoi para pallatit të babait në tokën e vet? Është thirrje e gjakut të zaptuesit, është filozofi e tij politike.

Sot, kur protesta e Unazës së Re është e izoluar te Unaza e Re dhe kur Tirana në tërësi shfryn ndaj tyre, tashmë dhe si zaptues rruge, ai është autori numër 1, i fatkeqësisë së tyre, dhe ka vendosur t’i përdorë ata për sakrifica ekstreme.

Shikoni fjalorin e tyre fryëmzuar nga Berisha, përbetimin e tyre se do vdesin apo do vrasin kryetarin e Bashkisë, apo kryeministrin, shikoni mënyrën se si Berisha sot është 24 orë në punë, për të vrarë ndonjë polic, apo për të shpallur të vrarë ndonjë protestues.

Atij i duhet dormos gjak, doemos një arkivol, doemos një arsye që kamikazët e prodhuar nga politika e tij me vetëdije të plotë, të viktimizohen dhe të quhen hall kombëtar.

Dhe pikërisht sot tragjedia e tij ishte se nuk po e ndiqnin dot as të vetët. Ata aq budallenj sa i ka falë zotit, filluan të ngushëllojnë policet e vrara, të qetësojnë njerëzit, të shkojnë mes protestuesve etj, sikur kishin lexuar ndonjë manual të Erionit për raste fatkeqësish.

Ai do kishte vepruar ndryshe. Sot do ta kishe në zyrë, duke parë televizor dhe do vinin t’i raportonin që, fjala vjen, Salianji u vra me snajper nga Taulant Balla. Pastaj ai kishte punë me arkivolin. Ndaj sot beteja nuk është për të kompesuar disa qindra familje tek Unaza e Re, apo për të mbrojtur policët nga dhuna. Ajo nuk është një protestë popullore apo e popullit, por një rezistencë agresive ndaj ligjit.

Ai nuk është hall i shqiptarëve nga qeverisja, por pasojë mbi disa shqiptarë fatkeqë nga keq-qeverisja në vite. Sot duhet kuptuar që Sali Berisha po përdor projektin e tij politik me njerëzit që i ka lënë pa shpresë, për të pas gjak.

Ndaj ajo vatër krimi duhet pastruar shpejt dhe me forcën e ligjit. Dhe ai duhet lënë të vdesë duke ëndërruar arkivolë. Le të qetësohet kur t’i vijë i veti./TemA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fraiku: 23/11/2018 14:07

    Mero e ka piketuar ai tashme deshmorin e radhes se PD. Deri para dy vjetesh mendonte per Jozefinen, tani i eshte mbushur mendja per Salianjin hahahahaha

    Përgjigju
  • Shqupasi: 23/11/2018 10:29

    Mero,si gjithmone i ke vene pikat mbi "i".Si thua,do vije dita qe ky vampir kriminel e bastard me diplome te dali live ne TV me byzylyke ne duar?Do jete gezim i madh per gjithe shqiptaret.

    Përgjigju
  • Dei: 23/11/2018 09:35

    Ky kanceri i ktij vendi. Po si nuk e hengri mortja kte njeri me aq mallkime sa ka marre. Si mund te jetoje i lumtur e li lire ky qelbsire e felliqur, vrases, njeri i peshtire qe ka 30 vjet qe e trazin kte popull e kte vend. Po ky vetem me arkivole e marre pushtetin, po tani i ka ik koha se ka shtet e ligje .... Vdeksh me soj e sorollop me far e fis u shofsh o plehre, po ty mallkimet tu bekan urime

    Përgjigju
  • Demokrat.: 23/11/2018 07:46

    Ne tv.pash se ne protest kishte dhe dhe pjesmares nga bashkia kamez.kjo vlen per te kuptuar kush e organizon protesten.

    Përgjigju
  • Shqiptari: 22/11/2018 23:30

    Ky gjakpirs kurr nuk ngopet me gjak te Shqiptarve...

    Përgjigju
  • gloria: 22/11/2018 22:47

    Ne ate arkivol te futen mbesat e tua mor kriminel i ndyre, shpejt do ta pesoni si ai plera i Maqedonise qe mori aratine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindje ’cowboy’! Beyoncé performon bashkë me vajzën e saj Blue Ivy

Krishtlindje ’cowboy’! Beyoncé performon bashkë me vajzën e saj Blue Ivy