Ditën e sotme në selinë blu është mbledhur Kolegji i Kryetarëve të Partisë Demokratike. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës, duke pretenduar se për të mbrojtur Belinda Ballukun nga burgu, kryeministri përdori 83 mandatet e mazhorancës.
Berisha shtoi se kjo lëvizje e Ramës u bë për t’i mbyllur dyert institucionit të akuzës për qeveritarët dhe familjarët e tij të afërt. Kjo lëvizje e Ramës, sipas Berishës ka bllokuar procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe ka ndërprerë raportet me institucionet e Bashkimit Europian.
Ish-kryeministri tha gjithashtu se një raport i ndërmjetëm i Komisionit Europian, që njihet si raporti i standardeve, është bllokuar dhe Shqipëria sipas tij ‘ka ngelur në klasë’.
“Nuk njohin asnjë interes tjetër përveç interesit të vet. Kështu që, pavarësisht nga paralajmërimet e hapura ndërkombëtare që mori dhe të përsëritura, që mori, ai përdori 83 mandatet e krimit për të, për t'i mbyllur dyert institucionit të akuzës për qeveritarët dhe afër tij dhe familjarët e tij. Me këtë akt të pashoq në ndonjë vend që aspiron integrimin në Bashkimin Evropian, me këtë sfidë të hapur që ai u bëri qytetarëve shqiptarë, duke u provuar se vjedhjet e tij nuk mund të dënohen, nuk mund të gjykohen, ai krijoi apo solli, si mund të them, një bllokim të një raporti në Komisionin Evropian, që është raporti i bardhë, raporti i standardeve, por është një raport i ndërmjetëm, nuk është një raport përfundimtar. Një raport i ndërmjetëm. Dhe e vërteta është se me gjithë pesë shqyrtimet, ky raport për Shqipërinë ka mbetur në klasë”, tha mes të tjerash Berisha.
Më tej kreu i PD-së deklaroi se kryeministri Rama ka zhvilluara telefonata me dhjetëra orë me zyrtarët e BE-së për zgjidhjen e ngërçit, por sipas tij, këto biseda nuk kanë sjellë rezultat.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet në Hungari/ Berisha: Orban lejoi garë të lirë! Të rritemi në rrjetet sociale, përdorni ChatGPT











