Ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim të tijin në Facebook, e ka akuzuar sot deputetin socialist Pjerin Ndreu, se qëndron pas ndërtimit të një kulle, që në pretendimet e paraqitura nga Berisha, është ndërtuar brenda portit të Sarandës, duke detyruar dy institucione shtetërore që të zhvendosen nga ambientet e tyre të mëparshme dhe të vendosen me qira në mjediset e reja të kullës në fjalë.

Por deputeti Ndreu, duke reaguar po në Facebook i ka ironizuar pretendimet e Berishës, duke e këshilluar këtë të fundit të vizitohet, pasi sipas Ndreut është rëndë.
Ndreu ka paraqitur edhe një foto, ku Berisha sipas tij ka pozuar së bashku me personin që ka ndërtuar objektin në fjalë, që sipas Ndreut është ngritur gjatë periudhës kur në pushtet ushte Partia Demokratike.

Postimi i Berishës, ku ky i fundit i referohet një denoncuesi anonim:

Gezuar kullen Pjerin!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital! sb
“Pershendetje z Berisha ! Jam nje qytetar i Sarandes qe me dhimbset qyteti im.Dua tju denoncoj krimin makaber dhe korupsionin qe po ndodh ne portin e sarandes.Oficeri i policis Lulzim iliazi me ndihmen e deputetit te PS Pjerin Ndreu dhe ne bashkpunim me policin e shtetit ka ndertuar nje kull 6-kateshe ne teritorin e portit,ne zonen e policis kufitare.kjo kull me ndihmen e partis ne pushtet ka tjetersuar zyrat e doganes nga qafbota ku ndodheshin ne objektin e ristauruar pak koh me par duke i kaluar ne kullen e tyre private per arsye perfitimesh ku marin mijra euro qira vjetore.ky krim dhe korupsion qe po ndodh ne kete objekt te jashtligjshem esht ne kundershtim me cdo regull dhe ligj te shtetit. Me posht po ju nis foton me fakte teritori i portit para vitit 2013.Kulla aktuale e maskuar midis istitucioneve te shtetit.Ne foto Dhe dreka e perurimit te kulles.”

Objekti për të cilin Berisha akuzon Ndreun


Foto e publikuar nga Berisha

Reagimi i Pjerin Ndreut, që përqesh pretendimet e Berishës: 


Ne gjithe historine e akuzave ndaj meje qe per hire te se vertetes e kane provu pa sukses e majta dhe e djathta, kjo e fundit e doktor Berishes eshte idiotesia me e madhe qe kam degju per veten. Po shijojme degradimin total mendor te tij. Po festojme 28 Nentorin o oktoooooor.....hahahahaha! Doktor, i njejti person ka dale edhe me ty. I bie qe jemi bashfajtore. Ne qeverisjen tende qendrore e lokale e ka ndertu objektin. Je rende, vizitohu...hahahaha

 

Foto e publikuar nga Ndreu, ku sipas tij kanë pozuar ndërtuesi i objektit të përfolur me Berishën