Berisha e la në listat e hapura, Tabaku thirrje që të votohet dhe për të: Zgjidhje ndryshimi i sistemit, votoni PD dhe mua! Familjet shqiptare po vuajnë kostot ekonomike

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti sot (17 mars) shqetësimin për vështirësitë ekonomike që po përjetojnë familjet shqiptare.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se rritja e çmimeve, kostoja e lartë e jetesës dhe mungesa e politikave lehtësuese kanë rënduar xhepat e qytetarëve, veçanërisht pensionistëve, familjeve të shtresës së mesme dhe të punësuarve.

Ligjvënësja demokrate, që mbeti jashtë listave të mbyllura të Berishës për zgjedhjet e 11 majit, shprehet se një familjeje në Tiranë i nevojiten minimalisht 55 mijë lekë në muaj për të mbuluar shpenzimet bazë, një barrë e madhe për shumë prej tyre.

Ajo nënvizoi se familjet me fëmijë përballen edhe me kosto shtesë, si ato për arsimin apo transportin, të cilat janë bërë edhe më të vështira për t’u mbuluar pas shtrenjtimit të karburantit dhe produkteve të shportës.

Deputetja demokrate e konsideroi këtë situatë si pasojë të një politike dymbëdhjetëvjeçare të qeverisë socialiste, që sipas saj nuk ka arritur të mbështesë realisht qytetarët. Ajo deklaroi se Partia Demokratike ofron një alternativë me taksa të thjeshta dhe një ekonomi që punon për të gjithë.

“Ndryshimi i sistemit është i vetmi opsion për t’u dhënë shqiptarëve një shpresë të re”, theksoi Tabaku, duke ftuar qytetarët të mbështesin këtë vizion përmes votës së tyre.

Ky mesazh i Tabakut synon të shenjëstrojë vëmendjen te nevojat ekonomike të përditshme të çdo familjeje shqiptare, duke premtuar një qasje të re politike dhe ekonomike që do të lehtësonte ndjeshëm barrën financiare të qytetarëve. Në fund ajo i bën thirrje qytetarëve që të votojnë edhe për të në zgjedhjet e 11 majit.

Mesazhi i Jorida Tabakut në video-postim:

"Shqetësimi kryesor që ka kushdo sot – pensionist, shtresë e mesme, familjar apo i punësuar – është ekonomia. Është xhepi, është rritja e çmimeve.

A ia del dot sot një familje shqiptare me shpenzimet minimale prej 550 mijë lekësh në muaj, aq sa duhen për të jetuar në qytetin e Tiranës? A ia dalin dy pensionistë me këto të ardhura?

A ia del sot një familje e shtresës së mesme, me fëmijë, duke shtuar këtu kostot e tjera të jetesës, përfshirë arsimin, transportin, karburantin e rritur, ushqimet e shportës së rritura?

Kjo është ekonomia që ka krijuar dhe prodhuar qeveria socialiste në këto 12 vite. Këtë situatë do ta ndryshojmë me një sistem të thjeshtë taksash, me një ekonomi që punon për të gjithë dhe duke luftuar çdo ditë për më të mirën e familjeve shqiptare.

Kush është zgjidhja? Është ndryshimi i këtij sistemi. Është vota për Partinë Demokratike. Është vota për Jorida Tabakun!".

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 17/03/2025 19:59

    Jorida merre me sportivitet deputet nuk eshte profesion. Pastaj me mire te zgjidhesh ne liste te hapur se sa si b...lepirese e berishes

    Përgjigju
  • Qwert: 17/03/2025 17:03

    Jorida tabaku njeri pa vler fare mir ja beri sala qe e shporri me dinakëri..

    Përgjigju
  • Mergimtari: 17/03/2025 15:21

    Kur thuhet "ndryshim sistemi" ,cfar kupton kjo "ligjevenese"?Mos duhet te kethehemi ne sistemin e meparshem"!

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 17/03/2025 17:10

      O laraske duket qe je jasht shinave , kur te vika kaq keq per popullin i thuaj si è breve vilen ne gjirin e Lalezit si dhe ku I gjen parate per te bere rrobat qe vesh firmato dhe cfar pune te ben buri , ti moj shurraqe e shaje gjithmon qeverine se nuk ka bere asgje .tu prendi rruget , tu prendi pressione qe I u beje bizesmeneve tani ha dhjamin tend moj fyçke .

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e plotë e Shtëpisë së Bardhë pas telefonatës mes Donald Trump dhe Vladimir Putin

Deklarata e plotë e Shtëpisë së Bardhë pas telefonatës mes Donald Trump dhe Vladimir Putin