Dash Sula: Ia kam thënë Berishës në sy, Altin Dumani i pakorruptuar edhe nënën e vet e fut në burg nëse shkel ligjin

 

Në studion e Report Tv Sula iu përgjigj dhe akuzave të Berishës se u la jashtë listave se është SPAK-ist.  

“Jam i nderuar që më kanë vënë emrin SPAK-ist. 

Hetimi ndaj Berishës është hetim i pastër politik dhe nuk kam frikë ta them duke e analizuar si ish prokuror.  SPAK ka individë që janë pro maxhorancës por është fat që është ngritur SPAK që ka mision historik dhe hyjnor dhe në krye të SPAK është person si Altin Dumani apo ka drejtues si Adnan Xholi, Behar Dibra, apo Ols Dado me të cilët kam punuar dhe i njoh.

Altin Dumani edhe nënën e vet që I ka bërë kokën nëse ka shkelur ligjin e fut në burg. Këtë ta them unë që e kam njohur Altin Dumanin.

E njoh mjaft mirë dhe ju garantoj është njeri i pakorruptueshëm. Pikë. I kam thënë dhe në mbledhje të strukturave të PD-së dhe Berishës në sy.  Goditja e Dumanit ishte për deligjitim të institucionit. Dumani ska lidhje, zero me historinë e Sali Berishës. Ka zero ndikim të një proces penal. Ka të bëjë vetëm me marrëdhënien administrative" tha ai.


Lajmi kryesor:

E lanë jashtë listave, Sula në Report Tv: Demokratët humbën shansin të marrin mandatin e 6-të në Elbasan, Lapaj të parin! Nëse Berisha e mban peng, PD ikën me të në arkivol


S.G/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Rama e ironizoi për videon nga Mar-a-lago, përgjigjet Shehaj: Më ftoi një senator amerikan

Rama e ironizoi për videon nga Mar-a-lago, përgjigjet Shehaj: Më ftoi një senator amerikan