Berisha e Vasili 'non grata' në SHBA? Për kë binin 'këmbanat' e ambasadores Yuri Kim që të qëndrojnë jashtë listave të kandidimit

Berisha e Vasili 'non grata' në SHBA? Për kë binin 'këmbanat' e ambasadores Yuri Kim që të qëndrojnë jashtë listave të kandidimit

Deri më tani “sektorin” e sulmit ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, për përfshirjen e njerëzve të krimit në listën e deputetëve, tek opozita e “mbulonin” respektivisht ish kryeministri Sali Berisha dhe nënkryetari i LSI Petrit Vasili.

Madje përmendnin dhe emra deputetësh, ish deputetësh dhe zyrtarëve të tjerë të PS, që sipas Berishës dhe Vasilit ishin përfshirë në vepra penale, të dënuar apo jo ose nuk kishin plotësuar mirë formularin e dekriminalizimit.

Por këto dalje publike të Berishës dhe Vasilit i përkasin të shkuarës. Që në momentin kur disa ditë më parë ambasadorja amerikane Yuri Kim artikuloi apelin që njerëzit e inkriminuar, të akuzuar për korrupsion të rëndë dhe vepra të tjera penale të mbaheshin larg listave të kandidatëve për deputetë, Berisha e Vasili flasim për gjithçka por vetëm për këtë gjë nuk dëgjohen.

Kulmi arriti ditën e sotme, teksa ambasadorja Yuri Kim deklaroi në mënyrë të qartë duke përmendur madje dhe emrin e deputetit-kryetar të PSD Tom Doshi që është person “non grata” në SHBA që të mos kandidojë, këta dy emra kanë heshtur.

Me sa duket rrethi është “ngushtuar” deri tek ata të cilëve iu është revokuar viza, ku përfshihet Doshi, politikanë të tjerë por dhe gjyqtarë e prokurorë që kërkojnë të kandidojnë, ose kanë futur djemtë e tyre për të kandiduar. Pavarësisht se viza nga SHBA u hhstë revokuar familjarisht, duke përfshirë dhe djemtë-kandidatë për deputetë për 25 prillin!

PS ka reaguar ditë më parë për të njejtën gjë përmes kryeministrit Edi Rama, e ka thënë fjalën e vet.LSI gjeti të deleguarën e kësaj partie në Durrës për të reaguar sot pasdite, ndërsa PD nuk ka reaguar ende për deklaratën e sotme. As Basha. Nga kush kanë frikë?!

Fakt është se Sali Berisha dhe Petrit Vasili janë përmendur publikisht se nuk mund të marrin vizë për të udhëtuar drejt SHBA. Pra janë të padëshirueshëm në SHBA.

Kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të PS i kanë sfiduar të dy për një udhëtim në tokën e demokracisë, duke mos marrë asnjë përgjigjie bindëse nga ana e ish kryeministri demokrat dhe numrit dy të LSI. Ku ky i fundit nuk lë rast pa folur, vetëm për këtë rast hesht.

Apeli i Yuri Kim, mos ishte pikërisht për këto figura dhe të tjera rrotull tyre e jo vetëm për Doshin që është kryetar-parti?

Po të bësh bashkë dhe deklaratën e ish deputetit të LSI Rehovica që sipas tij diplomatë perëndimore i kishin këshilluar të shkëputeshin nga LSI e Kryemadhi, me heshtjen e Berishës dhe Vasilit, arrihet në përfundimin se po “i bihet pragut për të dëgjuar dera”. Kur Kim tha se “ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky emërim, i bërë nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Sigurisht, votuesit e Shqipërisë meritojnë më mirë se sa kaq”! Te presim! Çdo bëhet me Berishën e Vasilin?/TemA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BOLI: 08/02/2021 23:07

    POPULLI DUHET TE KUPTOJE QE TE GJITHE KETA POLITIKANE TE DEGJENERUAR JANE NJESOJ,,,,TE GJITHE VJEDHIN DHE PERQESHIN SHQIPTARET,,,KURSE SHQIPTARET DUHET TE MARRIN FATET E VENDIT NE DORE,,,ASNJE TE MOS SHKOJE NE VOTIME,,,,KJO I DETYRON POLITIKANET TE LARGOHEN NGA SHQIPERIA, DHE SHQIPTARET TE RIKTHEHEN NE SHQIPERI NGA EMIGRACIONI...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën