Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në konferencën për shtyp të ditës së sotme, foli dhe për Ervin Salianjin.

Ai tha se ish-deputeti ka kaluar vijën e kuqe dhe se është vetëpërjashtuar nga Partia Demokratike pa pasur nevojën e një vendimi.

“Akoma mendja tek Salianji. Po ne këtu jemi për enciklopedinë e krimit që nuk është paraqitur kurrë. Po çfarë lidhje ka Salianji me këtë. Po Salianji ishte i burgosur politik kur u zhvilluan zgjedhjet. Çfarë do të thotë kjo?

Sot është një njeri që ka kaluar linjat e kuqe. E kam thënë kur i ka kaluar linjat e kuqe. Kemi ca linja të kuqe. Jo, nuk ka një vendim, ka vetpërjashtuar veten. Sa herë të pyesni, këtë përgjigje do merrni. Po i kalove linjat e kuqe, i kalon”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Protesta përpara kryeministrisë, Berisha: Ramën e shkarkuam nga detyra! Do të përshkallëzojmë luftën deri në përmbushje të misionit