Avokati Idajet Beqiri ka deklaruar se kryedemokrati Sali Berisha e di edhe vetë se sot PD është në kuotën e 500 mijë votave më pak nga zgjedhjet e vitit 2021.
Komentet Beqiri i bëri në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, ku tha se qëllimi i vetëm i Berishës sot është që të qëndrojë në krye të PD-së, si dhe të shitet në sytë e ndërkombëtarëve sikur po lufton korrupsionin.
Ai shtoi gjithashtu se Berisha kërkon destabilizimin e Shqipërisë dhe sipas Beqirit, më shumë se 200 mijë shqiptarë kanë humbur jetën si pasojë e ‘Piramidave’, të krijuara sipas tij me urdhër të ish-Presidentit të kohës, Sali Berishës.
“Berisha është i bindur që ka vajtur në 500 mijë vota më pak. Por ai ka 2 qëllime, që në 23 maj të rikonfirmohet edhe njëherë si kryetar i PD-së. Por nga ana tjetër ai mban ngrehur gjithmonë çështjen e destabilizimit të Shqipërisë. Berisha krijon kauza false sikur po lufton korrupsionin. Saliu është një super i korruptuar, që u ka vjedhur xhepat shqiptarëve.
Berisha bëri grabitjen e jashtëzakonshme të 200 mijë shqiptarëve. 200 mijë shqiptarë ose vranë veten, ose vdiqën nga infarkti. Ose u mbytën nëpër dete, që të venin të zinin paratë që u mori ky nga firmat piramidale. Saliut hiqi vetëm 3 ditë mediat, mos ja jep mikrofonin në gojë për tre ditë, po nuk vdiq Saliu, atëherë hajde dhe më thoni mua që t’i s’qenke normal me këtë deklaratë që ke bërë”, tha mes të tjerash Beqiri.
Lajmi kryesor:
‘Berisha vrau 200 persona në Tropojë’- Beqiri akuza të forta kreut të PD: Merrte komanda nga Millosheviçi! Misioni i Saliut, që Shqipëria të mos anëtarësohet në BE para Serbisë











