Berisha, fakenews me foton e Mero Bazes! Gazetari: Këtë vjedhje ja lejoj me qejf

Berisha, fakenews me foton e Mero Bazes! Gazetari: Këtë vjedhje ja lejoj me qejf

Fotoja e publikuar nga Sali Berisha

Sali Berishës nuk ja kërcet shumë për “lajmet” që hedh në Facebook për të hapur një propagandë me ngjarje që nuk ekzistojnë. Kështu edhe sot ka hedhur një foto të Arben Ahmetajt, ku Berisha shkruan se është shkrepur në Londër.

“Arben Ahmetaj me çunat e partisë në Londër, duke i përshëndetur në emër të partisë”, shkruan Berisha.

Gazetari Mero Baze, ka shkruar në faqen e tij në rrjetet sociale: “Kjo është foto e shkrepur nga celulari im. Për këtë arsye dhe nuk dukem. Është e prillit 2013 kur Ahmetaj u caktua kandidat për deputet në Përmet. Këta dy djemtë që duken në plan të parë janë njëri drejtori ujësjellësit Këlcyrë dhe tjetri Sekretar i Këshillit Bashkiak. Kemi qenë në një darkë tek Brauhouse tek Shallvaret. Është e vetmja vjedhje që ja lejoj me qejf Saliut dhe shokëve të tij pasi na rregullon humorin në këtë vapë”./ Tema

Postimi i Mero Bazes dhe foto e publikuar nga Berisha

 

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Begaj takon Tajanin: Italia, partner i pazëvendësueshëm strategjik

Begaj takon Tajanin: Italia, partner i pazëvendësueshëm strategjik