Berisha firmos rritjen e pagave
Qeveria: Nuk morëm borxh

TIRANE- Kryeministri Berisha firmosi sot vendimin e Këshillit të Ministrave për rritjen e rrogës së punonjësve të administratës, që mban datën 16 gusht. Ndërsa zëdhënësja e qeverisë nënvizoi sot se për të përballuar këto shpenzime qeveria nuk ka marrë asnjë borxh, por është rezultat i të ardhurave të mira fiskale dhe performancës së mirë të administratës shtetërore.. Mëhilli bëri një krahasim me vitin 2005 duke sqaruar se pagat ne sektorin publik jane mbi dy fishuar.
“Mbi bazën e kësaj rritje, paga mesatare e arsimtarit në arsimin e mesëm, që në vitin 2005 ka qenë 26.831 lekë, në vitin 2012 bëhet 59.235 lekë, pra ka një rritje mbi 2.2 herë krahasuar me vitin 2005",
Paga mesatare e arsimtarit në arsimin 9-vjeçar, që në vitin 2005 ka qenë 22.771 lekë, në vitin 2012 bëhet 50.563 lekë, me një rritje mbi 2.2 herë krahasuar me vitin 2005.
Paga mesatare e mjekut, që në vitin 2005 ka qenë 22.683 lekë, në vitin 2012 bëhet 58.098 lekë, me një rritje prej rreth 2.6 herë krahasuar me vitin 2005.
Paga mesatare e infermierit, që në vitin 2005 ka qenë 15.044 lekë, në vitin 2012 bëhet 35.618 lekë, një rritje prej rreth 2.4 herë krahasuar me vitin 2005.
Paga mesatare e punonjësve të policisë, që në vitin 2005 ka qenë 30.655 lekë, në vitin 2012 bëhet 55.944 lekë, pra ka një rritje prej rreth 1.8 herë krahasuar me vitin 2005.
Paga mesatare e punonjësve mbështetës në institucionet buxhetore, që në vitin 2005 ka qenë 22.554 lekë, në vitin 2012 bëhet 35.122 lekë, me një rritje prej rreth 1.6 herë krahasuar me vitin 2005.
Me këtë rritje, sipas qeverisë, Shqipëria bëhet vendi me rritjen më të shpejtë të rrogave dhe pensioneve në Evropë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Dielli pas stuhisë, mediat italiane vlerësojnë Asllanin: Nisi aksionin e golit! Inzaghi: Kristjanin e kryqëzuan, s'e meritonte

Dielli pas stuhisë, mediat italiane vlerësojnë Asllanin: Nisi aksionin e golit! Inzaghi: Kristjanin e kryqëzuan, s'e meritonte