Ish kryeministri, Sali Berisha ka folur për mediat pasi doli nga Kuvendi ku po mbahej seanca plenare për mocionin me debat për çështjen ‘McGonigal’. Pasi doli nga organi legjislativ, Berisha tha se është çështje themelore ngritja e një komisioni hetimor për të hetuar lidhjen e kryeministrit Edi Rama me ish zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal.
Sa i takon debatit me Ramën në Kuvend, Berisha tha se kryeministri vetëm kishte lexuar në foltore dhe se në këtë mënyrë tentonte të mbyllte çështjen ‘McGonigal’. Ai shtoi se duhej që drejtësia të hetonte të gjithë veprimtarinë e Ramës dhe McGonigal në Tiranë.
“Ky njeri nuk ndien përgjegjësinë më miminale ndaj qytetarëve shqiptarë për autorësinë që ka në super skandalin e këtij shekulli ku së bashku me McGonigalin dhe oligarkun rus, janë tre personazhet më të diskutuar dhe në botën e lirë më të përçmuar dhe të urryer. Nuk mori përsipër, foli sikur nuk ka ndodhur asgjë. Bëri leximin e aktakuzës duke thënë se vendimi i gjykatës amerikane nuk është i vërtetë. Ndërkohë që prokuroria amerikane ka në dorë çdo bisedë çdo telefonatë që ky dhe ministrat e tij kanë bërë. Kjo është një çështje që ky mendon se do ta mbyllë me këtë retorikë boshe. Por krijimi i komisionit hetimor është themelor. Ka kryer veprimtari kriminale. Duhet hetuar gjerësisht veprimtaria e tyre në Tiranë. Ka një lidhje tjetër, të pamohueshme, Deripaska. Në vitin 2018 është sanksionuar nga SHBA-të por në Tiranë gjer në vitin 2022 ka marrë pagesa të rregullta për të gjitha kompanitë e tij që shtrihen në 4 anët e vendit. Dhe janë pagesa nga ente shtetërore”-tha Berisha.
Sa i takon protestës që do të mbahet ditën e nesërme dhe vendimit të Apelit që pritet të publikohet dhe që do të ‘vulosë’ fatin e PD, Berisha tha se këto të dyja nuk kanë fare lidhje njëra me tjetrën. Ai u shprehu pritshmëritë e tij për një protestë madhështore ndërsa tha se nuk mund të paragjykonte një vendim për të cilin nuk ekziton asnjë bazë e vetme ligjore për të konsideruar palë atë që nuk është palë, duke iu referuar Alibeajt.
"S’ka gjykatës që mund të pranoj palë përveç Blerina Muçës. Ajo e bëri dhe me ndërhyrje të fuqishme të Edi Ramës dhe Erion Veliaj. Veliaj është një nga kryesorët në aferën e gjobëvënies. Nuk mund të paragjykoj një vendim, i cili nuk ekziston asnjë bazë e vetme ligjore për të shpallur palë atë që nuk është palë”, tha Berisha.
Të nesërmen në orën 12:00, Berisha ka thirrur një protestë kombëtare që pritet të mbahet para kryeministrisë. Në të njëjtën ditë pritet që gjykata e Apelit të japë vendimin mbi ankimimin e Alibeajt ku kërkohet rrëzimi i vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e kuvendit 18 dhjetorit si legjitim.
Pasi doli nga seanca plenare, Sali Berisha vijon të theksojë se protesta e nesërme do të jetë madhështore ndërsa sipas tij nuk ka aspak të bëjë me vendimin e gjykatës për fatin e vulës së PD. Berisha shtoi se vendimin e nesërm nuk mund ta paragjykojë ndërsa thotë se nuk ekziston asnjë bazë ligjore për të shpallur atë që s’është palë.
“Nesër protesta do jetë madhështore. Qytetarët e shohin se kanë të bëjnë me një kufomë të pakallur. S’kam asnjë lloj arsye që të ndërhyj në vendimin e gjykatës. S’ka gjykatës që mund të pranoj palë përveç Blerina Muçës. Ajo e bëri dhe me ndërhyrje të fuqishme të Edi Ramës dhe Erion Veliaj. Veliaj është një nga kryesorët në aferën e gjobëvënies. Nuk mund të paragjykoj një vendim, i cili nuk ekziston asnjë bazë e vetme ligjore për të shpallur palë atë që nuk është palë”, tha Berisha.