Ish-kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 majit Aulon Kalaja, tha se një kod i fortë zgjedhor është domosdoshmëri. Kalaja tha se Sali Berisha nuk mund të largoi nga qeveria kryeministrin Edi Rama duke e akuzuar për vjedhje votash.
‘Ne presim që të bëhet një kod i ri zgjedhor dhe është domosdoshmëri. Një kandidat për deputet duhet të mbajë përgjegjësi për kutitë e lagjes së vet. Nuk shkon të thuash që na i morën votat, duhet të flasësh me fakte. Politika është një megafon për hallet e qytetarëve. Duhet t’i shkojmë derë më derë për t’i dëgjuar.
Na duhet një kod zgjedhor që të mos justifikohemi dhe të mos ketë dyshime për manipulim votash. Është e rëndëishme që kodi të bëhet, opozita të mos bëjë komision hetimor parlamentar, për çfarë do bëjmë komision, që ti mbushi mendjen Ramës që ka vjedhur zgjedhjet, kjo është humbje kohe, e ka bërë Lulzim Basha këtë dhe unë në atë kohë kam qenë kundër dhe do e bëjnë këta tani, që për mua s’do të nxjerr asgjë në dritë’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Berisha ‘foltore’ para Kryeministrisë/ Hoxha: Pa frymë dhe e sforcuar! Blushi: Opozita në shesh për hallet e shqiptarëve! Kopliku: PD duhet riformatuar












