TIRANE-Dje, Berisha uroi fitoren e Trump dhe statusin e radhës e solli me një foto ku manjati amerikan Donald Trump ka vënë një kollare të verdhë. Sot deputeti Sali Berisha në seancën parlamentare spikat për kollaren e vënë, ka të ngjashme me atë të Trump. Me ngjyrë të verdhë.
Edhe pse zemra i rreh për demokratët, Berisha prej 24 orësh ka një afeksion për republikanët amerikanë. Kjo ndodh në momentin kur zgjedhjet presidenciale fitohen nga republikani Donald Trump, që në Janar drejton Shtëpinë e Bardhë dhe njëherazi, shtetin me të fuqishëm të Botës.
“Ne kete kontekst kjo fitore shenon nje fillim vertet te ri per vendin e madh te lirise!
Fitorja e Trump ishte e jashtezakonshme si per permasat e saj por edhe per faktin se ajo erdhi si tejkalim ne teresi i te gjitha parashikimeve, te cilat zgjedhesit amerikane, me vullnetin e tyre te lire arkivuan si te pa vlera”, shkruajti dje ne FB, Berisha.
E ndërsa ndalemi tek ngjyra e verdhë, natyrshëm të shkon mendja tek simboli i kësaj ngjyre.
Shqiptarët besojnë se e verdha simbolizon xhelozinë. Për kë të jenë xheloz vallë Berisha e Trump?

(Berisha me kollare te ngjashme si Trump)

(Statusi i Berishes ne Facebook, diten e djeshme)
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com