Berisha fton Ramën: Të votojmë
heqjen e imunitetit më 6 gusht
Kryeministri hodhi poshtë kritikat se data 6 gusht, e planifikuar për të votuar në Kuvend 'heqjen e imunitetit', është vendosur në mënyrë arbitrare.
TIRANE - Kryeministri Sali Berisha ftoi sërish sot kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama që në 6 gusht të votojnë projektin e përbashkët për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë.
Kryeministri hodhi poshtë kritikat se data 6 gusht, e planifikuar për të votuar në Kuvend 'heqjen e imunitetit', është vendosur në mënyrë arbitrare.
"Kam një ftesë të re për zotin Rama për të votuar në 6 gusht projektin e përbashkët për kufizimin e imunitetit. Dua të informoj shqiptarët se data 6 gusht nuk është një datë arbitrare, por e miratuar në Kuvend pa kundërshtim nga asnjë forcë politike dhe që detyrohet nga një nen, që është vendosur në rregullore nga PS e deputetët e saj", tha kryeministri, duke komentuar zhvillimet e djeshme në Këshillin e Legjislacionit, ku opozita refuzoi të miratojë në tërësi draftin konsensual ''për imunitetin''.
Sipas Berishës, ky nen dikton procesin kushtetues, si procesi më serioz që ka një parlament dhe që është i përcaktuar në rregullore. "Neni i ardhur nga PS parashikon që raporti pas përfundimit, brenda 2 ose 3 javëve, duhet të votohet dhe kjo ka korresponduar me datën 6 gusht" theksoi Berisha, duke shtuar se nuk është maxhoranca ajo që përcakton datën, por neni i rregullores.
Kryeministri nënvizoi se shumica bëri lëshime në draftin 'për imunitetet', duke marrë parasysh të gjitha kërkesat e PS-së. "Ne ishim për projektin e parë si më i miri, më i thelli dhe më i ploti, por ne nuk mund të themi se nuk kishte rrugë të tjera", u shpreh Berisha, në mbledhjen e sotme të qeverisë.
(sg/atsh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.8%
-
Jo
53.8%
-
Nuk e di
9.5%
Vota total: 3235
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia
26 Nëntor, 18:25
-
DINAMIKA/ Çfarë dimë deri më tani për vrasjen e Martin Canit? Ende mungon ekspertiza e vdekjes! Shoku i autorit dërgohet në vendin e ngjarjes, tregon si nisi sherri
26 Nëntor, 18:19
-
VIDEO/Hidhet ujë dhe përdoret gaz lotsjellës tek sheshi Uilson për të shpërndarë protestuesit
26 Nëntor, 18:19
-
Blinken: Armëpushimi në Liban do të ndihmojë për t’i dhënë fund luftës në Gaza
26 Nëntor, 18:17
-
VIDEO/ Tedi Blushi në versionin Vojo Kushi! Hipën sipër autobotit me ujë
26 Nëntor, 18:14
-
Opozita bllokon 5 pika në Tiranë, qytetarët e irrituar i kërkojnë Policisë të lirojë rrugët dhe të zhbllokojë trafikun!
26 Nëntor, 18:10
-
Shtyrje me policinë tek sheshi Uilson, Gazment Bardhi dhe deputetët e PD-së kundërshtojnë praninë e autobotit me ujë në krye të rrugës
26 Nëntor, 18:09
-
Protesta e PD/ Bardhi debate me policinë: Ne nuk jemi kriminelë! A keni forcë? Shkoni kapni bandën e Elbasanit
26 Nëntor, 18:07
-
Report Tv sjell pamjet me dron/ Një grusht militantësh, ja pjesëmarrja në protestën para Bashkisë së Tiranës
26 Nëntor, 18:00
-
Protesta e PD/ Baçi thirrje policisë: Largohuni, mos na provokoni! Blushi: Kanë marrë urdhër për të na dhunuar, betejë pa kthim
26 Nëntor, 17:57
-
'Një ambulancë duhej për Martin Canin', Flamur Noka: Shikoni gjithë këto urgjenca që vijnë këtej! Këta janë bandë
26 Nëntor, 17:53
-
SPAK godet Organizatën kriminale të Suel Çelës në Elbasan! Europol: Çuan 450 kg kokainë në Holandë, 900 në Ekuador
26 Nëntor, 17:50