Sali Berisha po shfrytëzon të gjithë zërat kundër Edi Ramës për t’u kërkuar t’i bashkohen atij, siç thotë, në një front për rrëzimin e qeverisë. Pasi nuk ia doli me protestuesit, tani sytë i ka kthyer nga të ndëshkuarit e Asamblesë Kombëtare të PS, Erion Veliajt që iu hoq drejtimi i PS në Tiranë dhe Elisa Spiropalit që u përjashtua nga forumet politike.

Pyetje: Keni ftesë publike për Veliajn dhe për Spiropalin të bashkohen me ju? Nuk janë më në PS, janë anëtarë, por nuk janë më me pushtet.

Berisha: Ti e di kiminë time me to. Të gjithë faktorët që konsiderojnë Ramën të keqen më të madhe në historinë pluraliste të Shqipërisë duhet të bashkohen ta përcjellim një minutë e më parë.

Berisha e shfrytëzoi paraqitjen në SPAK për aferën Partizani, për të komentuar debatet brenda në Asamblenë e PS.

“E ndoqët Asamblenë e partisë së krimit. Në Asamble fytyrat e tyre ishin secila më armiqësore e Padrinos. Nuk kam parë ndonjëherë në kolektivitet fytyra njerëzish që akuzonin kreun siç e akuzonin asamblistët. Jo se janë të ndershëm, se edhe ata janë kriminelë që kanë vjedhur e kanë plaçkitur shqiptarët, por se tani njeriu që u kishte premtuar mbrojtje po shkon atje ku e meriton. Ftoj shqiptarët të vazhdojnë protestat, të vazhdojnë t’i japin shtyrjen e fundit këtij narkodiktatori që plaçkiti Shqipërinë më shumë se të gjitha regjimet e kohërave të shkuara”, tha Berisha.

As të vegjlit e partive të reja nuk kanë dhënë asnjë sinjal të bashkimit me të, por sërish ftesa u përsërit. 

“U bë gjithçka që të mos kishte opozitë, por opozita qëndroi e pamposhtur ndaj të gjitha presioneve kriminale ndaj saj. Qëndron e vendosur të shfrytëzojë çdo hapësirë në luftën kundër saj. Ftojmë të gjitha forcat politike që konsiderojnë Ramën të keqen më të madhe, të gjithë faktorët, të bashkohemi për të paraqitur një kuadër ligjor, demokratik, i cili, në rast të një qeverie teknike apo kujdestare, u jep mundësi shqiptarëve të votojnë të lirë, barazon vlerën e votës së tyre", tha Berisha.

Berisha akuzon Ramën se edhe për reformën zgjedhore, do të shkojë drejt skenarit të një reforme të njëanshme.

"Ne nuk kemi asnjë dyshim që Rama nuk do të lëshojë asgjë në reformën zgjedhore që kërcënon pushtetin e tij. Por kjo s’do të thotë që ne të mos dalim para qytetarëve, të na shohin se ne jemi të bashkuar për listat e hapura, për një prag zgjedhor të pranueshëm nga të gjitha palët, për garantimin e koalicioneve, se është standard politik, për masat më të rrepta ligjore për shkelësit e ligjit dhe krimin elektoral. Këtë presin shqiptarët nga opozitarët”, vijoi Berisha.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:00
Berisha sulmon SPAK dhe i ‘ndryshon’ emrin: Nga sot do të quhet ASKKR, merret vetëm me mbrojtjen e kriminelit Rama (VIDEO)

 

Sali Berisha sulmoi SPAK pasi u paraqit për masën detyrim paraqitjeje për aferën Partizani, i pandehur bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Berisha duket se hoqi dorë nga emri ‘SKAP’, duke thënë se nga sot do t’ia ndryshojë emrin Prokurorisë së Posaçme dhe do ta quajë Avokatura Speciale e Kryeministrit Kriminel Edi Rama (ASKKR). Sipas tij, Prokuroria e Posaçme ka nisur të lëshojë edhe partinë dhe merret vetëm me mbrojtjen e ‘padrinos’, siç ai quan Ramën.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë konferencë të mbajtur para këtij institucioni, të cilin që sot e tutje do ta pagëzojmë Avokatura Speciale e Kryeministrit Kriminel Edi Rama. Mos e harroni pra, ASKKR. I ndërrohet emri, nuk quhet më Skapi i partisë, por tani edhe partinë ka filluar ta lëshojë, por merret vetëm me mbrojtjen e Padrinos të Shqipërisë”, tha Berisha.

Para gazetarëve, lexoi edhe shënimin që la për prokurorin Altin Dumani.

“Lashë në zyrën e tyre këtë shënim: ‘Altin Troplinit, Gjokës, Hajrit, tani i shtohet edhe Ramës, Altin Rama, po, armikut të egër të pluralizmit politik dhe votës së lirë të shqiptarëve, drejtësia vonon, por nuk harron. Sali Berisha”, vijoi Berisha.

Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 14 Nëntor, 14:59

    Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?