Berisha gënjeu për përdhunimin në Kavajë/ Zbulohen dokumentet që rrëzojnë pretendimin se ngjarja u fsheh

Zbulohen dokumentet që hedhin dritë mbi rastin e abuzimit seksual me 14-vjeçaren në Kavajë dhe abuzimet në opinionin publik se shkolla, policia dhe institucionet e drejtësisë reaguan vetëm pasi ish-kryeministri Sali Berisha postoi ngjarjen në Facebook dhe historia u shpërnda në media. E vërteta është krejt e kundërt, dhe duket se edhe këtë rast postimi i Berishës është i manipuluar dhe ka element të mashtrimit të opinionit publik.

Ngjarja është zbuluar dhe hetuar nga Policia e Prokuroria përpara se kjo ngjarje të bëhej publike nga Berisha. Abuzimi ndaj vajzës është zbuluar rastësisht ne data 25 janar. Sipas dokumenteve rezulton se mësuesja kujdestare është njoftuar nga punonjësja e shërbimit të katit, se në telefonin e djalit të saj kishte gjetur një mesazh të dërguar nga i mituri A ku i kërkonte ndonjë vend ku mund të kryente marrëdhënie me të miturën pas mësimit. Pikërisht të premten 25 janar mësuesja kujdestare e ka pyetur per here te pare vajza te miturën se çfarë marrëdhënie kishte ajo me djalin 'A' dhe pasi e mitura ia ka treguar të gjitha mësuesja kujdestare ka njoftuar nënën e të miturës dhe ia ka treguar të gjitha në prani të drejtoreshës dhe psikologes së shkollës. Po kështu të dielën në drekë 27 janar vete vajza e ka marrë në telefon mësuesja kujdestare dhe pasi ka shkuar në shkollë me nënën e saj është takuar me mësuesen kujdestare, psikologen e shkollës, drejtoreshën e shkollës dhe drejtoreshën e arsimit. Te nesërmen, ditë e hënë 28 janar në shkollë është mbajtur procesverbali nr. 91 kur përmblidhet gjithë ngjarja.

Ne data 29 janar prindërit kanë bërë kallëzim penale pranë drejtorisë së policisë së Kavajës e cila ka informuar prokuroren Oltiana Cifliku. Po kështu më datë 29.01.2019 është marrë dhe vendimi për kryerjen e ekspertimit mjekoligjor të shtetases së mitur. Më datë 30.01.2019 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, ka regjistruar procedimin penal Nr.204 për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Prokuroria i kërkoi Gjykatës masat e arrestit ne burg për tetë adoleshentë dhe urdhri i arrestit është firmosur më data 1 shkurt me vendimi nr. 26/1. Mëngjesin e 2 shkurtit nisën arrestimet, duke vënë në pranga 7 prej adoleshentëve dhe duke shpallur në kërkim adoleshentin tjetër.

Një ditë pasi të gjitha procedurat ligjore ishin mbyllur, pra me data 3 shkurt, Sali Berisha denoncoi skandalin në Facebook, pak orë para se Policia të shpërndante komunikatën për shtyp. Kështu që është evidente nga datat fakti se, kur e bëri denoncimin Berisha, adoleshentët e akuzuar për abuzim seksual kishin një ditë që ndodheshin në burg. Pavarësisht nga dokumentet që i përgënjeshtron, edhe sot në kuvend Berisha ka vazhduar me pretendimet e veta. Natyrisht në këtë histori tragjike viktima kryesore mbetet vajza nga Kavaja. Për ta mbrojtur për sa është e mundur, ne kemi vendosur ta mos botojmë asnjë detaje nga dosja hetimore te cilën e disponojmë.

Datat e proçedimit dhe data e postimit të Berishës

Kronologjia
25 JANAR
Mësuesja kujdestare informohet për rastin

27 -28 JANAR
Mbledhja në shkollë me prindërit për rastin

29 JANAR
Prindërit bëjnë kallëzimin në Polici

30 JANAR
Policia referon materialet ne Prokurori

31 JANAR
Prokuroria kërkon masë sigurie

1 SHKURT
Gjykata firmos urdhër arrestet

2 SHKURT
Adoleshentët abuzues në qeli

3 SHKURT
Postimi i Berishës në Facebook

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Karadakliu: 08/02/2019 14:20

    Familja Berisha,strukturat e PD-s,shqiptaret kudo qe jane.Nese njehere te vetme mund te haset qe Berisha, flet dicka nga realiteti,thot dic te vertet, Ju lutem publikonje se do te jete nje kuriozitet I rralle, nhje dicka qe nuki perkon me realitetin,Nje ndodhi qe Genjeshtra mbulohet me nje te vertete.Kjo do ishte madhshtia jo vetem e Berishes,por edhe e gjithe shqiptareve.

    Përgjigju
  • Mala: 08/02/2019 09:56

    Per genjeshtar,madje genjeshtar recidiv, nuk besoj se kush mund t'ia kaloj Berishes.Ky tere naten mendonçkia te genjej qe nga lindja e deri nhe perendim te diellit.Ky eshte njeri me shume fytyra,ose njeri I pafytyre, Rend e ka toka qe e mban.

    Përgjigju
  • dashamir i Sales: 07/02/2019 23:50

    Nuk ka mundesi kurre mundesi qe ta kete bere veprim e ca me shume te genjej zoti Berisha Bah,kjo eshte rrene me rr te madhe,ai shquhet per sinqeritet pasterti e prostitucion.

    Përgjigju
  • Robshi: 07/02/2019 18:29

    Ne e kane fajin revizionistet...uno ishte paella deri dje

    Përgjigju
  • Hinglateri: 07/02/2019 16:14

    O Berish bajga Sheqeren ishalla ta ben Kina mbare

    Përgjigju
  • Sifi: 07/02/2019 16:00

    Zoterinj te nderuar te Shqiptarja .com , beni shume mire qe me dokumenta deshmoni krinologjine e ngjarjes per te mituren ne Kavaje , por ju sygjeroj qe lodheni kot te bindni nje shpifes oatologjik , qe si fatkeqesi kombetare na ra per risk . Eshte i pa riparueshem se ka gjet shesh dhe ka bere pershesh , por shpresojme qe ky njeri te denohet nga drejtesia per njemij te zezat qe i ka bere shqiptareve

    Përgjigju
    • Emigranti usa: 08/02/2019 01:05

      Cesht ky moster njeri, qe sdi gje tjeter, vec shpifjeve, akuzave monsturoze, kafsherore, qe ben thuajse cdo dit, vetem e vetem te helmoi shqipatret, me ndyresirat qe nxjer nga goja. Ka apo ska ligj e drejtesi ta mar nen hetim kete bastard, qe akuzohet per qindra vepra civile epenale. Jo vetem per kete akuz qe beri sot ndaj policis se shtetit, qe del zbukuar si gjithnje, por, edhe per te tjera maskaralleqe e poshtersira te tjera. ot u njoha me deklaraten e avokatit zotit Irahimaj qe perfaqesoi, ndarjen martesore midis zonjes Makoci dhe zotit Rama, Ajo qe me beri pershtypje qe kjo ndarje ka qen normale, si shumte tjra na ate koh, me mirkuptim, midis ciftit dhe familjeve te tyre. Ajo qe ka me shum rendesi per opinjonin, esht qe ne dy seancat e ati gjyqi, Edi Rama, ska mar pjes, as ne gjyqin e par te pajtimit dhe as ne ne te dytin, ku edhe u vendos divorci me mirkuptim. GJyqi vendosi ndarjen e ciftit. Djalin ja dha Matildes se isht i vogel, ndersa EDi DOte paguante nje kuote mujore per djalin. Kur degjova vite me pas nga Sali Berisha thot avokatoi, akuza antinjerezore, sikur EDi akuzonte babain per djalin e ti, me vinte peshtir ti degjonja. Rama , si ne gjyqin e par dhe te dyt, ska qen asnjeher fizikisht, ne gjukat, ate e kam perfaqesuar une , thot avokati, per kete ka dokumenta , procesverbal, dosje, por mbi te gjitha jam une gjall thot ish avokati Ibrahimaj. Nese Zot Rama kerkon te rihapet gjyqi , une jam gati te mar pjes dhe te deklaroi ashtu si ne vitin 91. Kur dote shpetoi SHqiperia nga ky llapaqen , shpifes i paskrupullt, me keq nga nje rrugac ordiner. Cben drejtesia , daj lketi palaco e moster e felliqur qe nxjer mutesira te tilla nga goja dhe shqeteson famijet shqiptare.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Lajm i mirë që Gjykata Kushtetuese shpalli të ligjshme përgjimet Sky dhe Encro Chat

Spahiu: Lajm i mirë që Gjykata Kushtetuese shpalli të ligjshme përgjimet Sky dhe Encro Chat