Berisha: Grupi i biznesmeneve
nuk lene PS te heqe imunitetin

Berisha: Grupi i biznesmeneve <br />nuk lene PS te heqe imunitetin
TIRANE- Kryeministri Berisha ne mbledhjen e sotme te grupit PD përgëzoi Partinë Socialiste e cila sot paradite dha votën pro në komisionin e ligjeve për të kaluar në parim pr/ligjin për gjykatën Administrative, ndërsa i bëri thirrje opozitës që të mos e përdorë për një datë tjetër që të bllokojnë Shqipërinë.
“PS miratoi në parim ligjin që për 2 vjet rresht nuk e bëri, e përgëzoj. Ka kërkuar konsultime të mëtejshme. E vetmja gjë është që të mos e përdorin për të pritur ndonjë datë tjetër kur të diskutohet për integrimin e Shqipërisë." - tha Berisha duke e ftuar PS te bashkepunoje dhe per heqjen e imunitetit.

Berisha ftoi PS të bashkëpunojë për heqjen e imunitetit duke qenë e gatshme për të përdorur secilin variant, deri dhe atë të ndryshimit të kushtetutës. Sipas Berishës PS është e sunduar nga një grup i vogël milionerësh që nuk e lejojnë PS-në tw votojnw heqjen e imunitetit.

“U bëj thirrje që të njëjtin vullnet të tregojnë dhe për kufizimin e imunitetit. Nëse janë të çliruar nga një grusht i vogël milionerësh që sic e keni vënë re në cdo dalje televizive thonë se kanë para. Ku e kishin gjet at Keti Pozhdarim, një në tre fjalë thoshte unë kam para.
Për të qenë socialist i efektshëm duhet ë jesh milioner Mesila është kështu apo jo. Nëse grupi i milionëreve e lejon, ne jemi të gatshëm të përdorim cilindo variant.”- tha Berisha.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena