Berisha "harroi" doganat, Rama
paguan 3.4 mln € për helikopterët
Qeveria Rama "lan gjynahet" e Berishës dhe Imamit, të cilët "harruan" doganën. Ndërmjet faturave të panumërta të detyrimeve të shtetit, ministria e Financave ka shlyer këto ditë edhe një detyrim gjigand, prej 3.4 milionë eurosh për zhdoganimin e helikopterëve të blerë në Francë në kohën e Berishës dhe Imamit.

paguan 3.4 mln € për helikopterët">
TIRANE- Ndërmjet faturave të panumërta të detyrimeve të shtetit, ministria e Financave ka shlyer këto ditë edhe një detyrim gjigand, prej 3.4 milionë eurosh për zhdoganimin e helikopterëve të blerë në Francë në kohën e Berishës dhe Imamit. Pala franceze ishte paguar menjëherë, por qeveria e mëparshme nuk kishte fonde për të paguar detyrimet për TVSH dhe taksën doganore, duke mbetur debitore ndaj Doganave për një shifër prej 478.7 milionë lekësh të reja. Evazioni ishte kryer me lejen e krerëve më të lartë të shtetit.
Dega e Doganës Rinas kishte paraqitur pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në qershor të vitit të kaluar kërkesën me objekt lëshimin e urdhërit të ekzekutimit, për ekzekutim në mënyrë të detyrueshme, të Vendimit të marrë më datë 17.05.2013 ““Për rikuperimin me forcë të borxhit doganor”. Në këto kushte, Dogana mund të niste procedurat e rekuperimit të borxhit, qoftë edhe duke kaluar në masën e paimagjinueshme të sekuestros së helikopterit. Të paktën, në rastin e një automjeti të një qytetari të zakonshëm, një gjë e tillë do të ishte krejtësisht e ligjshme.
Ushtria shqiptare mund të jetë në NATO, por, ndryshe nga simotrat e saj në këtë aleancë politiko-ushtarake, është drejtuar nga ministra si Arben Imami, që mendonin se ishin mbi ligjin, deri në atë pikë sa të tentonin të futin një helikopter të Forcave Ajrore pa paguar TVSH, teknikisht kontrabandë. Ndërkohë që nuk gjenin paratë për një detyrim financiar të padiskutueshëm, Imami shkelte pa iu dridhur qerpiku një ligj tjetër, sipas të cilit 60 ditë para zgjedhjeve asnjë institucion shtetëror nuk mund të publikonte reklama, veç atyre me karakter shpjegues zgjedhor.
Çdo mall që hyn në doganë, me përjashtim të atyre që përjashtohen me ligj të posaçëm, duhet të paguajë një detyrim, që mund të jetë tarifë doganore apo TVSH apo të dyja bashkë. Deri tani, mjetet motorike luftarake nuk janë të përjashtuara nga detyrimet. Konkretisht, nga procesi për urdhër ekzekutimi në Gjykatën e Tiranës, del se Dogana e Rinasit ka kërkuar gjobë dhe sekuestër ndaj repartit të Rinasit, që ka porositur helikopterin Tip AS 532 AL COUGAR ALB 3 MEDEVAC me S/N 2816 (me numër anësor 632) pa paguar TVSH sipas legjislacionit doganor në fuqi.
Kjo shkelje ligjore është konstatuar së pari nga Shqiptarja.com në qershor të vitit të kaluar.
Qeveria Rama e ka shlyer këtë detyrim, bashkë me mijëra fatura ndaj biznesit privat.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) 28 Maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
24.4%
-
Jo
75%
-
Nuk e di
0.6%
Vota total: 50583
Lajme të tjera
-
Po ikte nga Shqipëria, vihet në pranga në Rinas 'Kep Rapi', i forti i Durrësit! I dënuar me 7 vite burg në Itali
31 Mars, 14:21
-
Elvisi i rrëfen historinë e dhimbshme Oltës: Kam humbur babanë në det e la zemra, në gusht bën 8 vjet
31 Mars, 14:11
-
Hapet kopshti më i ri në Tiranë, Veliaj: Bëjmë më të mirën për fëmijët! Ata që bllokojnë punët e mira në qytet, bllokojnë të ardhmen
31 Mars, 14:01
-
Aksident i rëndë për futbollistin belg, makina 'fluturon' në qendrën stërvitore (VIDEO)
31 Mars, 13:59
-
Ambasadori i BE-së në Kosovë reagon për situatën në veri: E papranueshme, duhet dënuar
31 Mars, 13:54
-
Këlliçi vazhdon të gënjejë (edhe) për Report TV! Edhe ne kemi email për të, po a është provë?
31 Mars, 13:51
-
Përfundon investimi në Spitalin e Traumës, Manastirliu: Një tjetër vepër me standarde bashkëkohore, shërbim dinjitoz për qytetarët
31 Mars, 13:44
-
Peshku teorikisht i shëndetshëm, po praktikisht? Studiuesit: Ja ujërat më të ndotura në Shqipëri dhe cilat janë pasojat për ata që konsumojnë peshk të kontaminuar
31 Mars, 13:31
-
‘U ngjall’ Ervis Martinaj me atentatin në ‘Don Bosko’? Flet kreu i SPAK! Çështja ‘Plumbi i Artë’? Dumani: Po hetojmë për dekonspirimet e operacioneve, po bashkëpunojmë me AMP
31 Mars, 13:29
-
Luizi refuzon ftesën e Jorit: Jam i martum! Provokon modelja: E bën me intrigante
31 Mars, 13:26
-
‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot
31 Mars, 13:18
-
Përfundon mbledhja e grupit parlamentar, Agalliu: Do mbështesim vetëm kandidatët që mbajnë logon e PD-së
31 Mars, 13:18