Berisha 'hedh në sulm' besnikun e tij, Tritan Shehu-SHBA-së: Lideri historik i PD promotori i Shqipërisë demokratike, u zgjodh nga qytetarët, do jemi bashkë në Kuvend

Berisha 'hedh në sulm' besnikun e tij, Tritan Shehu-SHBA-së: Lideri historik i PD promotori i Shqipërisë demokratike, u zgjodh nga qytetarët, do jemi bashkë në Kuvend

Sa herë që dikush sulmon Sali Berishën, i pari që reagon dhe i del në mbrojtje, madje edhe duke i sulmuar ata që kanë 'akuzuar me pa të drejtë ' tutorin e tij ndër vite është Tritan Shehu. Besniku i pandarë i Berishës, Shehu edhe këtë herë nuk ka hezituar që t'i kundërpërgjigjet SHBA dhe kërkesë së tyre që ish kryeministri nuk duhet të futet në parlament shtatorin që vjen.

Shehu shkruan se Berisha është promotori i Shqipërisë demokratike dhe se duhet të jetë në parlament për ta rikthyer atë në legjitimitetin që i kishte munguar gjatë viteve të fundit. Sipas Shehut lideri historik i PD-së, Berisha ka po aq sa deputet e tjerë të zgjedhur, tërë legjitimitetin e pakontestueshëm të votës së qytetarëve .

"Sot jemi ne muajin Gusht!Megjithese kane kaluar mbi tre muaj nga zgjedhjet e 25 Prillit, qe vetem per forme mund te quhen te tilla, Parlamentit te ri ne menyren me paradoksale, unike ne boten demokratike, do t’i duhet akoma kohe per tu formalizuar.Se paku njerezit kane nje lehtesim tashme, nuk po shikojne ate Kuvend anti kushtetues122-sh, me 42 pupace.Por per te “sheruar” bemat tragjike te krijuara prej tij ne menyrat me butaforike ne sherbim te rregjimit, do te duhet kohe, gje qe varet shume nga PD per t’i rikthyer pluralizmit hapesirat e tij, tempullit te demokracise dimensionet e realizmin e tij, per te cilat ka nevoje ky vend, pavaresisht se jemi ne opozite.

Pikerisht sepse ne percojme vlerat, idealet, eksperiencen e PD deri me sot.Pikerisht sepse te gjithe neve ne ate Parlament qe po vjen, prej Kryetarit Basha e deri te deputeti me i thjeshte aty, prej deputetit me te ri e deri te promotori i Shqiperise demokratike Berisha, i gjithe grupi i yne ka jo vetem legjitimitetin e pa kontestueshem te votes se qindra mijrave, por dhe domosdoshmerine historike per te qendruar e perballur se bashku ne ate salle, per te transmetuar prej andej mesazhe demokratike e shprese per shqiptaret.

E kemi bere disa here me sukses kete, te rrethuar nga te panjohura e rreziqe, dyshime dhe optimizem, qe nga ai Parlament i 1991 ku megjithese ne minorance, prej andej arritem te ndryshojme Shqiperine, duke kerkuar e luftuar per te verteten e te drejten, ndonese edhe mund te kemi gabuar disa here.Dhe sot ky vend ka perseri nevoje per nje permbysje te tille, qe vetem PD, duke hedhur ne beteje te gjitha kapacitetet e saj historike e te reja, mund ta realizoje.

Mundesi tjeter nuk ka, ndryshe e ardhmja nen kete rregjim do te jete me e zeze per Shqiperine, shqiptaret, e pa qarte per  Rajonin, problematike per Partneret.Ndryshe askush nuk do na besoje e respektoje, as shqiptaret e as partneret me te mire, dhe as do te mund te pretendojme ne mbeshtetjen e tyre e shperndarjen e ndonje “mjegullnaje” te krijuar perkohesisht.Te ardhmen ne do ta ndryshojme me luften tone, pune tone, qendresen tone. Asgje nuk dhurohet, por fitohet, se paku kete na ka mesuar eksperienca", tha Shehu.

Përmes një konference për shtyp sot, ish-Kryeministri Sali Berisha e sulmoi hapur ambasadoren Kim për qëndrimet e saj kundër tij. Berisha nuk la vend për interpretim kur tha se do të jetë në shtator në Parlament si deputet i PD-së dhe për këtë nuk ka asnjë forcë që e ndal. Berisha e akuzoi ambasadoren e SHBA se po sillet si Guvernatore në Tiranë dhe se ajo duhet të kërkojë ndjesë publikisht për deklaratën kur i kujtoi demokratëve shprehjen e vjetër 'edhe bar do hamë'.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Katnari: 08/08/2021 10:01

    Ju more te paftyre ishit ne parlament dhe iket se nuk deshironit bashkeqeverisje me krimin. Po tani pse po shkoni? a ju ka blere Rama? apo do shkoni ca dite vetem per rrogat? apo kini nje plan tjeter vjedhjesh? Sa per ate Besimin e madh qe na ka zotni Berisha te Basha, ju tradhetuat 1 milion shqipetare duke i hequr te drejten te perfaqesohen ne parlament, edhe njeri-tjetrin e tradhetoni per interesa personale.

    Përgjigju
  • Ketij: 06/08/2021 14:28

    Nuk i ka bere mire preshini Lushnje.Tani do nje hu ne byrhe.

    Përgjigju
  • ana: 06/08/2021 05:33

    Strategjia Tritan prasit, këtij spiuni sigurimi të shtetit (e sigurtë që ka qenë spiun dhe të fshira dosjet bashë me Sali Berishën ), është belbëzo dhe llomotit për liderin suprem dhe kështu ngelesh vetëm vegël qorre. Dhe Tritan plehra që vegjeton në PD nën hijen e Berishës këtë ka bërë gjithë këto vite. Ky vegjetuesi edhe kur fillon një debat, nuk ke marrë vesh asgjë se për çfarë ka folur (më keq se Mark Marku), se vetëm hanë fjalët e bëjnë zhurmë kot.

    Përgjigju
  • Populli: 05/08/2021 19:29

    Ky tani fluturon me pras ne b..

    Përgjigju
    • O popull: 06/08/2021 13:58

      Thuaje trc : bythe

  • Daku: 05/08/2021 19:22

    Ky don i çik pras Luzi e ka mor molli per pras kur ja futen ne lushnje ne 1997

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Reshje dëbore në Krujë, pamje spektakolare nga Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës

Reshje dëbore në Krujë, pamje spektakolare nga Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës