Berisha i ankohet zv/ambasadorit:
Ja dhatë fjalë dhunuesit të të drejtave
VIDEO/ Intervista e Berishës për A1Report

Berisha i ankohet zv/ambasadorit:<br />Ja dhatë fjalë dhunuesit të të drejtave<br />VIDEO/ Intervista e Berishës për A1Report
TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në aktivitetin e organizuar nga OSBE në Ditën e Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, por është larguar menjëherë pasi kreu i qeverisë Edi Rama ka marrë fjalën. Menjëherë pas kësaj, PD sqaron se lideri historik i kësaj partia ka braktisur sallën me pretendimin se “foli dhunuesi më i madh i të drejtave të njeriut”. E ndërkaq, sipas PD, Berisha ka njoftuar zëvendës ambasadorin e BE në Tiranë, Robert Wilton, se do të largohej nga salla, dhe i është ankuar për faktin se i është dhënë fjala kryeministrit Rama.
 
“Berisha u largua pasi foli dhunuesi më i madh i të drejtave të njeriut. Shqipëria renditet në vendin e parë në botë për të paraburgosur. Vendi ynë ka më shumë të paraburgosur se Siria dhe Iraku”, thuhet në sqarimin e PD-së.
 
Ndërkaq, ish-kryeministri Sali Berisha duke folur për “A1 Report” është ndalur tek situata në PD dhe bojkoti i opozitës në Kuvend.
 
“Nuk e kam për mbarë të komentoj deklaratat e eksponentëve të parisë së Kostandinit. Ajo parti nuk mund të ketë asnjë lloj kredenciali për t'iu komentuar deklaratat. Deklaratat se po anashkalohen figura të vjetra të PD është thjeshtë një trillim i pavlerë dhe krejtësisht i parëndësishëm”, u shpreh Berisha.

Intervista me ish-kryeministrin Berisha

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?