Ish-kreu i PD, Sali Berisha, teksa na kanë mbetur edhe pak ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, vijon fushatën elektorale përmes rrjeteve sociale.

Megjithëse zakonisht Berisha i fton qytetarët të votojnë për Partinë Demokratike, duket se këtë herë është “bindur” se shumica e shqiptarëve do të votojnë Partinë Socialiste.

“Shumica e shqiptarëve votojnë PS, votojnë ndryshimin”, shkruan Berisha në një postim në rrjetin e tij social Facebook.

 Duket se ky është një lapsus i Berishës, por megjithatë ka sjellë reagime të shumta nga komentuesit. 

Pas këtij lapsusi ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili ndërsa ka hedhur në Instagram postimin e Beishës, shkruan: "Çfarë ka barku nxjerr facebook"

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:35
"Më 25 prill shumica e shqiptarëve votojnë PS"- Rama reagon pas lapsusit të Berishës: Çfarë ka barku nxjerr facebook

Ka bërë xhiron në rrjet një postim i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili shkroi me "bindje" se shumica e shqiptarëve do të votojnë Partinë Socialiste më 25 prill.

Sigurisht që ky lapsus ka rënë edhe në sy të kryeministrit Edi Rama, i cili ka hedhur në Instagram foto të postimit të Berishës. "Çfarë ka barku nxjerr fejsbuku", shkruan Rama krahas fotos.

Postimi i kryeministrit Rama në Instagram