Sot Kryeministri Sali Berisha firmosi vendimin e Këshillit të Ministrave, të miratuar në mbledhjen e datës 24 prill 2013, për kalimin në fond banesash të një numri objektesh shtetërore industriale, përkatësisht në ish Kombinatin e Autotraktorëve, Uzinën e Foder – Mek në Shkozë, ish Kombinatin e Tekstileve te Pambukta si dhe ish Uzinën Dinamo e Re, ne Tiranë. Me këtë vendim Këshilli i Ministrave u kalon këto objekte në pronësi dhe pa kundërshpërblim, pra falas,me shume se 500 familjeve, të cilat janë strehuar në këto godina prej rreth 20 vitesh. Keto objekte e kane humbur prej vitesh qellimin ekonomik dhe publik qe kanë patur.

Familjet e strehuara në to, gjatë këtyre 20 viteve, i kanë përshtatur këto objekte në ambiente banimi dhe i paguajnë shtetit rregullisht detyrimet për shërbimet e energjisë, ujësjellës – kanalizimeve.

Me këtë vendim, Këshilli i Ministrave duke kaluar në pronësi të këtyre familjeve këto objekte, i jep zgjidhje një problemi të mprehtë social shumë vjeçar për një numër mjaft të madh banorësh në rrethin e Tiranës, atë të strehimit të tyre.

Marrja e titullit te pronësisë u jep ketyre familjeve te qytetit të Tiranës zgjidhjen përfundimtare për përmbylljen e nevojës për strehim në mënyrë të ligjshme.

Keshilli i Ministrave ka ngarkuar Entin e Banesave per trajtimin sa më shpejt të këtyre rasteve.


(v.gj/shqiptarja.com)