Berisha i flet Ramës në greqisht
dhe Angjelit: Përktheja Anastas

Berisha i flet Ramës në greqisht<br />dhe Angjelit: Përktheja Anastas
TIRANË – Ish-Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Rama kanë replikuar gjatë këtë mbrëmje në seancën parlamentare ku u zhvillua debati për Programin e Qeverisë. Berisha, duke e krahasuar në vazhdimësi Ramën se ka gënjyer shqiptarët siç bëri Papandreu, ka përdorur herë pas here shprehje në greqisht duke iu drejtuar deputetit Anastas Angjeli: “Përktheje këtë Anastas, është nga greqishtja e vjetër!”

Thelbi i përballjes së tyre ishte thirrja që Berisha i drejtoi Ramës “bëhu gati për betejë” sepse, sipas tij  "ka një poshtërim, por në hierarkinë e vlerave është më eprorja,” -tha ai.- “Nëse u ke marrë shqiptarëve votën duke mashtruar, nuk do lemë betejë pa filluar për të çuar në vend dinjitetin e tyre.”
 
Thirrja e tij u pasua nga fjala ei Ramës, që u ngrit pas tij për t’i thënë: “Personalja, fisi  e fara nuk do jenë asnjëherë pjesë e fjalës sime, por fshijeni nga mendja se unë do t’ju kursej për të pabërat e lebetitshme që keni bërë!”

Edhe pas kësaj, Berisha nuk ka heshtuar, por ka vazhduar replikën në greqisht duke paralajmëruar Ramën: "Nëse këto premtime ju i shëndrroni në të vërteta, do të keni votën time, por nëse i mashtroni shqiptarët, atëherë ne do t’i udhëheqim ata duke bërë atë që i bënë Xhorxhit, grekët."Empros Jorgos e pise Edi" (Para Jorgo, mbrapa të vjen Edi).
 
Berisha e nisi fjalën e tij në Kuvend në orën 20:03 duke i konsideruar  zgjedhjet si të fituara  “me dhunë e terror, me premtime antiglobaliste”, por që kushtëzuan dorëheqjen e tij,  "për shkak të thirrjes eprore të kombit."  
 
“Zgjedhjet, që u fituan me dhunë e terror, u fituan me premtime antiglobaliste, megjithatë unë e pranova humbjen!”- tha ai. – “Demokratët më bënë thirrje të mos jepja dorëheqjen, por një thirrje më eprore më detyroi të jepja dorëheqjen, thirrja e kombit tim.
 
Mirëpo çfarë ndodhi në këtë Kuvend ku unë erdha si deputet i thjeshtë? Opozitës iu shpall luftë që në seancën e parë, për një dokument që nuk e kishte parë kurrë me sy. Ishte një akt lufte t’i kërkoje opozitës të debatonte mbi një dokument që ne s’e kishim lexuar. Por kjo u korrigjua dhe ne erdhëm përsëri në Kuvend, u ulemë këtu për hatrin tuaj.
 
Kryeministri më unik në Europë lexoi këtu pamfletin e urrejtjes ndaj opozitës. Ai  krahasoi 22 qershorin me 22 marsin- përmbysjen e etërve të tij. As në Greqinë antike, akte të tilla urrejtjeje është vështirë të gjesh - në legjendat dhe mitet e asaj kohe. Ndaj dhe ne, në një akt proteste, i dëshmuam zotërisë se ne nuk jemi ata që mendon ai. Tani duhet t’i them në emrin tuaj të gjithëve se jemi një racë e veçantë, që nuk vajtojmë, që nuk lëndohemi aq kollaj. Edhe humbjen e festojmë! Edhe vdekjen e festojmë! Sepse kemi punuar me nder.”
 
Berisha, para se t’i referohej Programit, vuri gishtin mbi anëtarët e Qeverisë “Rama”, ulur pas shpinës së tij duke thënë: “Ky vjen sot me kabinetin më nepotik në histori, me tre vetë nga e njëjta familje. Ja, njeriu i pateteve të Ramiz Alizës (dhe drejtoi me gisht nga ministri Shpëtim Cami), hipi në atë funksion vetëm se i tha Ramiz Alisë se do ta zgjidh me pataten, problemin.”

Ka probleme me rendin, është e vërtetë, por një gjë dihet se njeriu që kryeson Shqipërinë ka lidhje me bandën e Kavajës, ka kushuri;  me bandën e Lushnjes, ka kushuri;  me bandën e Dritan Dajtit, me bandën që i vodhi Spartak Ngjelës 130 kuti votimi.

Para disa ditësh bërë nje konferencë, ku duhet thënë se në raundin e parë ishin një lukuni hajdutës, kurse në të dytën, për hir të së vërtetës, ishin burra të nderuar që kishin shpëtuar vendet e tyre.

Ju thatë se Berisha nuk kishte shifra, ndërkohë që ne flisnim vetëm me shifra, përveçse për zëvendësin e Ramiz Alisë, që do marrë Financat e Qeverisë. Por, pse mungojnë këto? Sepse premtimet e tua janë "alla Papandreu": “Paratë janë këtu”, kurse shifrat kanë ikur (greqisht). Anastas, përktheje nga greqishtja këtë. Premtimi juaj është që do heqim qoftet nga spitalet, kurse shifra e afate nuk keni.

Si përfundim, nëse këto premtime ju i shndrroni në të vërteta, do të keni votën time. Por nëse i mashtroni shqiptarët, atëherë ne do t’i udhëheqim duke bërë atë që i bënë Xhorxhit, grekët."

Pas Berishës, ka repllikuar Kryeministri Rama, i cili ndër të tjera ka aluduar për arsyet që e shtyjnë opozitën të mashtrojë shqiptarët rreth Programit. "E gënjyet popullin për të tretën herë,"- tha Rama, - "por këtë radhë sepse nuk keni faj.

Nuk keni faj sepse nuk e dini, ose të paktën e keni harruar, ka kohë, se ç’është një Program Qeverie që i paraqitet Kuvendit për votëbesim. A e gënjyet tre herë se tjetër ju thotë koka që keni këtu, tjetër ju thotë koka që keni te SHQUP-i, tjetër koka që keni rrotull dhe që e sjell rrotull opozitën si trup pa kokë - kjo është një pyetje të cilës mund t’i përgjigjeni vetë, kur ta gjeni kokën,"- ka nenvizuar ai.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë