Berisha i jep fund protestës te sheshi Uilson: Dhunën ndaj Gjekmarkajt e marrim personale! Do shkoj ta shoh në spital! Demokratët t'i gjuajnë këta kriminelë kudo që t'i shohin!

Berisha nga sheshi Uilson mbajti një prononcim për gazetarët, duke dënuar aktin e dhunës ndaj deputetit Agron Gjekmarkaj në zonën e Pallatit me Shigjeta, një prej akseve të bllokuara nga protesta e PD-së.

Berisha më pas i bëri thirrje qytetarëve të godasin me vezë dhe domate qeveritarët. Sipas tij aktet e dhunës ndaj Gjekmarkaj dhe Bardhit, është luftë personale.

'Tirana nuk ka qenë asnjëherë si sot e lirë në duart tuaja. Dënoj me forcën më të madhe dhunën e përdorur nga narko banditë me uniformë të udhëruar nga Edi Rama ndaj Gjekmarkaj, nënkryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarit të PD-së, Gazment Bardhi. Këto akte i marrim personale. Ftoj demokratët ti gjuajnë kudo që ti shohin këta kriminelë të qeverisë me vezë dhe domate në çdo rast. Kjo kërkon që sapo t'ja u shifni makinat breshëri vezësh dhe domatesh. Duhet të marrin përgjigjen që meriton. Të godasësh një deputet me projekt dhe plana, është urdhër nga Edi Rama. Gazment Bardhin e urren Rama se  po i dërgon vëllain në burg. Edhe sot ishte një ditë triumfi, ditë në të cilën ne u dëshmuam të pamposhtur.

Zoti është me ne. Edhe ky shi ishte dhuratë për ne. Kaluam me sukses këtë provë. Përgatitemi për vitin që vjen. Nuk ndalemi gjer në largimin e kësaj qeverie dhe vendosjen e qeverisë teknike. Nuk ka asnjë të pamundur që ne nuk e kthejmë në realiet. Përgatitemi për betejën tjetër. I urojmë besimtarët e krishterët një Krishtlindje të bukur. Lindja e Krishtit është gjithnjë urim i pashtershëm frymëzimi për njerëzit që luftojnë të keqen. Ne të keqen po luftojmë, po përballemi me të keqen. Do shkoj të shoh në spital nënkryetarin e parlamentit që e kanë lënduar deri në atë shkallë sa të shkojë në spital. Është një akt kriminal, i projektuar nga Edi Rama dhe ai Ervini me 3 mbiemra. Do ju informoj shpejt se çfarë përfaqëson ai dhe do merrni të vërteta të hidhura për të. Ai e ka vendin në burg për shumë kohë. Ka punuar dhe në administratën e PD-së. Ka kusure, është delinkuent. Ai meret me këto vagabondazhe.

Të shumënatyrshme. Nga Priska gjer në Vorë është territori ynë i betejës. Nga qafë Priska përtej Surrelit', tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Protesta e PD/ Berisha me një grusht militantësh bllokojnë 3 orë Tiranën: Qeveri teknike! Përplasen me policinë! Noka grusht efektivit


G.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë