Berisha i ‘magjepsur’ pas misseve për të pastruar imazhin e vetes! Nxjerr në media një tjetër bukuroshe

Berisha i ‘magjepsur’ pas misseve për të pastruar imazhin e vetes! Nxjerr në media një tjetër bukuroshe

Ish-missi Fjoralba Dizdari, në një konferencë për mediat nga selia e PD

Me pikët politike që i kanë rënë në minimumin e vet historik, teksa në shesh nuk mblidhen as qindra mbështetës demokratë, kurse vetë prej 30 Dhjetorit 2023 ndodhet në arrest shtëpiak, Sali Berisha po gjen zgjidhje për ta ‘rinuar’ partinë.

Në kërkim të ‘gjakut të ri’ dhe për të zbutur paksa imazhin e vet, ish-kryeministri që sot u mor i pandehur nga SPAK për veprën penale “korrupsion pasiv”, në lidhje me dosjen “Partizani”, ka filluar nxjerrë në deklarata për shtyp nga selia të cilës i siguroi edhe vulën, një tjetër miss.

Bëhet fjalë për Fjoralba Dizdarin, ish-Miss Universe Albania, e cila është zgjedhur edhe anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së, pasi la Amerikën dhe u kthye në Shqipëri.

Dizdari është e njohur si miss, modele dhe prezantuese, por prej disa kohësh është përfshirë edhe në politikë, në Partinë Demokratike të Berishës. Tani selia blu bëhet me dy bukuroshe misse, Fjoralba Dizdari dhe Floriana Garo.

Dhe i nxjerr me radhë për deklarata për shtyp, me shpresë se do t’i rregullojnë pikët e imazhit jo vetëm partisë në minimumin politik, por edhe të tij, për shkak të problemeve me drejtësinë.

Fjoralba Dizdari dhe kreu i PD, Sali Berisha

A.Q/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Parkimet e gabuara rëndojnë trafikun në Tiranë! Specialisti: Problem makinat luksoze, ja zonat kritike! Eksperti: Rrisni gjobat për ‘të fortët’

Parkimet e gabuara rëndojnë trafikun në Tiranë! Specialisti: Problem makinat luksoze, ja zonat kritike! Eksperti: Rrisni gjobat për ‘të fortët’