Me një postim në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbrojtur publikisht dhe pa hezitim të pesë personat e arrestuar deri tani nga Policia dhe Prokuroria si përgjegjës dhe bashkëpunëtorë në grabitjen në pistën e Rinasit. “Te arrestuarit jane viktima te nje farse te turpshme kriminale, mbahen ne qeli prej tre ditesh pa avokat dhe ne terror me shpresen se do te pranojne akuzat fallco'', shkruan ndër të tjera Berisha.

Gjatë grabitjes mbeti i vrarë një nga grabitësit, Admir Murataj, me origjinë nga Tropoja dhe ndër njerëzit që i bënë ngushëllime familjes së tij ishte edhe Sali Lushaj, bashkëpunëtor i afërt i Berishës. Po a mjafton kjo për të shpjeguar pse Sali Berisha mbron tani të arrestuarit (bashkëpuntorë të supozuar të Muratajt), duke i trajtuar si viktima? Apo Berisha i njeh emrat e grabitësve dhe e di se të arrestuarit janë të pafajshëm. Po pse, nëse është kështu, nuk i denoncon në Polici?

Në të vërtetë, edhe një herë dyshimi është se Berisha thjesht është xheloz për suksesin e Policisë dhe të Prokurorisë ndaj bandës së grabitësve e kështu përpiqet t’i ulë vlerën. Një ish-kryeministër që nuk mban asnjëherë anën e shtetit dhe të instituconeve, por vetëm anën e interesave të tij personale e politike, meriton të mbetet ashtu siç është bërë: një urrejtës serial (hater) që përmbyt mediat sociale me shpifjet e tij dhe asgjë më tepër.