Berisha i pandehur dhe protesta para SPAK/ Ngjela: Ka humbur ekuilibrin, po dëmton PD-në! Toka tek 'Partizani' ishte shtetërore, u mor në mënyrë abuzive

Avokati Spartak Ngjela komentoi në Studio Live marrjen e Berishës zyrtarisht tashmë si i pandehur për aferën e privatizimit të ish klubit Partizani. Ngjela tha për Arbër Hitajn lidhur me protestën para SPAK se vjen edhe nga çekulibrimi i Berishës pasi tashmë është nën akuzë.

'Akuza i ka qenë komunikuar. Është marrë tani si i pandehur. Kanë menduar i ka provat apo nuk i ka. Deri tani kanë qenë në argumentin e të provuarit, e kanë provuar dhe e kanë marrë si të pandehur. Përpara një gjykate si SPAK nuk bëhen protesta. Politika e lartë amerikane thonë SPAK e drejtojmë ne. Pse vete bën ti? Bën revoltë, i shan. Nuk e kuptoj. Çdo njeri e humbet ekuilibrin kur është në akuzë. Dhe ai e ka humbur por bën mirë të mos e zgjerojë. Do e çojnë në gjykatë dhe do shikohet nëse merr pafajësia. Nëse dënohet nuk mund të jetë më deputet.'

Ngjela thekson se toka tek ish klubi i Partizanit ka qenë shtetërore pasi ka qenë shteti italian që dikur ja bleu pronarëve shqiptar gjatë luftës.

'Sipas burimeve të mia, ajo tokë ka qenë shtetërore. Privatët e kanë marrë në mënyrë abuzive. Ajo tokë e ka blerë Italia. Është i blerë territori dhe e ka blerë Italia si shtet. Pastaj dolën pronarët, e gjetën apo nuk e gjetën, ka qenë kontrata, është i blerë trualli nga italianët. Është shtetëror. Çdo ndodhi, nuk e di.'

Sa i përket akuzave të Berishës ndaj SPAK dhe prokurorëve, Ngjela e shikon si të drejtën e tij të mbrohet por duhet provuar me akuza.

'Çdo i pandehur ka të drejtë të mbrohet, por ama kur vjen problemi ta bësh para gjykate duhet të sjellësh provat. Ka mbrojtje shoqërore, por ka dhe gjykatë që e ka në dorë fatin e dënimit ose jo. çdo bëjë gjykata nuk e di do e shikojmë.'

Lidhur me shkuarjen e opozitës në zgjedhje, Ngjela nënvizon se janë prapa me pikë në sondazhe krahasim me socialistët dhe kjo edhe pse Berisha është non grata.

'Duhen të dalin sondazhet. Duhet të jemi të saktë. Ato sondazhet që janë bërë para 3, 4 muajsh, socialistët janë shumë para me pikë. Dhe e fiton atë sepse dihet. Ata nuk kanë shqetësim për fitimin. Se iu dalin sondazhet lartë. Çdo bëjë PD? Ka problem Saliun që është non grata në Amerikë dhe e dëmton dhe e djathta ende nuk po e merr veten. Ka dhe konflikte të brendshme. Duhet ta zgjidhin ata. Nëse e zgjidhin dhe ndryshojnë profilin individual të partisë mund ti ngrihen aksionet politike. Duhet të presim.'

Për Argita Malltezin, Ngjela shton se nuk ka asgjë të kundër ligjshme nëse zgjidhet në krye të PD-së, por duhet provuar nëse ka elektorat pra nëse ka vota.

'Pasuesi nuk del sepse e kanë kryetarin, me hamendje. Do bëhet kongresi dhe do konkurrojnë 5 apo 6. Në momentet kur do fillojë Kongresi bëhen sondazhe. Kështu nuk dimë gjë. Ajo deri tani është pasues dhe nuk është vetëm në Shqipëri që partitë kalojnë nga një brez familje në një tjetër. nuk është kundër ligjshme. Ka vota apo nuk vota, kjo barabartë me Saliun do tregojnë sondazhet. Nuk është shkelje ligji. Ka ndodhur në perëndim. Ata që e ndërmarrin matin sondazhet. Këtu nuk janë bërë sondazhet.'

'Ajo është fushatë elektorale nuk është fakt. Fakt është sondazhi. Kur të bëhet hajde të bisedojmë. Fushata elektorale në këtë formë ngre forcën e opinionit publik të djathtë, iu lind ideja e brendshme që ata do fitojnë dhe ecin.'

Partitë e reja Ngjela nuk i shikon si zgjidhje, pasi kudo në botën perëndimore ekziston sistemi dypartiak që ka rotacione shpesh dhe sa herë ka pasur fraksione apo devijime këto nuk kanë pasur sukses.

'Tani është shumë shpejt. Si do shohim rivale kur ke partitë me 90 mijë anëtar. Nuk mund të flitet kaq shpejt. Gjithë Evropa demokratike dy parti ka. Askund nuk ka fituar partia e tretë. Ne nuk mund të dalim dot nga koncepti gjeneral i politikës dy partiake. Që ka dalë në Angli, Amerikë dhe shkoi në gjithë perëndimin. Në gjithë vendet dy parti ka, një e majtë dhe një e djathtë. Por çahen dhe krijohen fraksione dhe nuk kanë dhënë rezultat. Kjo është historia. Nuk ka sukses partitë anësore.'

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ethet e Nilit/ 79 të infektuar, 11 humbje jete! ISHP: Mosha mbi 60 vjeç më e prekur

Ethet e Nilit/ 79 të infektuar, 11 humbje jete! ISHP: Mosha mbi 60 vjeç më e prekur