Atalanta e Etrit Berishës arriti t'i heqë nga duart fitoren kampionëve të italisë, Juventus, ku protagonist i padiskutueshëm ishte edhe gardiani i portës kuqezi, me penalltinë e pritur në minutat e fundit të takimit. Barazimi 2:2 ishte i pari në kampionat për ekipin e Allegrit. Mediat italiane kanë vlerësuar maksimalisht portierin shqiptar, por nuk kanë kursyer as kritikat për të në rastin e golit të parë të Bernardeschi i cili e gjeti Berishën të papërgatitur.
“Eurosport”: I jep Berishës notën e lartë 7,5. “Realizon të paktën 4 pritje të mëdha. I mrekullueshëm në dy pritje të Khedira në pjesën e dytë. I sigurt edhe te ndërhyrjet ndaj Higuain dhe Dybala. Deciziv dhe reaktiv” – janë fjalët për shqiptarin.
“Fantamagazine”: E vlerëson gjithashtu me 6.5 duke shkruar: “Gabim i shëmtuar në golin e avantazhit nga Bernardeschi. Duhet ta falim pasi i pret penalltinë decizive të Dybala në fund të takimit”.
“CalcioMercatoweb”: I jep notën 6,5, duke mos kursyer kritikat për Berishën. “E shtyn topin te këmbët e Bernardeschi që nuk i mbetet tjetër veçse ta falenderojë dhe të shënojë gol. Ka bërë shumë në Europë dhe ndoshta ndjenë lodhje fizike dhe mendore. Në fund pret një penallti dhe shpëton nga kritikat”.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA