DURRËS- Një i ri është gjetur me lëndime në trup nga policia e qytetit bregdetar.

Bëhet fjalë për një ngjarje të datës 28 qershor dhe siç raporton gazetari i Report Tv, Artur Korriku nuk kemi të bëjmë me një sherr apo tentativë vrasje. I riu identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka qenë duke pirë me shokët e tij dhe në mesnatë nuk ka preferuar të shkojë në shtëpi, po u ka thënë atyre se do të flejë në kioskë. Ai është gjetur nga punëtorja në kioskë, e cila më pas ka njoftuar policinë. Kjo e fundit ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetje shokët e tij. Burime shprehen se ata kanë deklaruar se i riu bënte shpesh një jetë endacaku dhe pasi kishin konsumuar shumë alkool, iu kishte thënë se do të flinte mbi kioskë.

Uniformat blu kishin gjetur mbi çatinë e kioskës këpucët e djalit dhe dyshohet se ai i dehur ishte shtrirë mbi çatinë e kioskës dhe është rrëzuar duke marrë dëmtime serioze. Aktualisht ndodhet në spital, ku po merr kujdesin mjekësor.

Lidhur me këtë çështje, ish-kryeministri Berisha, i fshehur pas qytetarit dixhital,  ka shkruar se si është rrahur dhe policia ka fshehur ngjarjen, por një gjë e tillë është përgënjeshtruar nga uniformat blu të këtij qyteti.

1562162733_iriu.jpg

Djaloshi për të cilin Berisha pretendon se është dhunuar