Besart Berisha ka bërë realitet ëndrrën e tij për ti shënuar një gol ekipit të Manchester United, pasi ndali topin në rrjetën e De Geas në ndeshjen që Yjet e kampionat australian zhvilluan përballë ‘Djajve të Kuq’ në stadiumin e Sidnejit.

Ndeshja e luksit dhuroi shumë spektakël dhe emocione për të pranishmit, por në fund përfundoi me rezultatin e thellë 5-1 për miqtë nga Anglia.

Për ekipin e United shënuan Deni Uellbek dhe Xhes Lingard nga një dy golësh, ndërsa Van Persi shënoi golin e pestë.

Ndërsa nderin e ekipit të Yjeve të Australisë e shënoi kosovari Besart Berisha, i cili pasi mori një top të bukur nga mesfusha u rrotullua bukur duke shmangur mbrojtjen e kuqe dhe dërguar topin në rrjetë.


d.b/shqiptarja.com