Berisha, i vetmi i trembur nga Ahmetaj (dhe modeli i Kumbaros dhe Llallës)

Berisha, i vetmi i trembur nga Ahmetaj (dhe modeli i Kumbaros dhe Llallës)

Sali Berisha

Në një hark kohor prej një viti e gjysmë, SPAK ka goditur të paktën 8 raste të zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion. Pa përfshirë çështjen e hershme të Saimir Tahirit. Nga Lefter Koka e deri tek Arben Ahmetaj, llogaritë tregojnë se kemi së paku një të arrestuar çdo 3 muaj. Duhet thënë se këto përballje me drejtësinë janë ende pa marrë formën e prerë. Por edhe pse si ish-ministrat ashtu edhe ish-kryebashkiakët e prangosur mund të dalin të pafajshëm para akuzave të prokurorëve, deri në një pikë kjo panoramë ka kënaqur kanibalizmin e opozitës që duan të shohin sa më shumë njerëz me pranga dhe pas hekurave. Këto viktima të organit të akuzës jo rrallë herë kanë ngritur habinë se përse SPAK po godet vetëm majtas dhe përgjigja deri diku duket e qartë. Së pari, socialistët qeverisin prej 10 vitesh, një periudhë e gjatë që përbën edhe të shkuarën edhe të tashmen. Dhe së dyti, gjumi i socialistëve kur opozita përmbyste SPAK-un me kallëzime, duket se po jep frytet e veta. Më saktë, një propabilitet ku nga 100 kallëzime, një do të përbënte indicie për të nisur hetimet. Sepse jo të gjithë të arrestuarit janë si pasojë e akuzave të opozitës. Gjen aty njerëz të dorëzuar para drejtësisë nga vetë ‘Bashkëqeverisja’ e Ramës, apo të dalë rastësisht në përgjime.

Mirëpo me goditjen e Arben Ahmetajt, ish-zyrtari më i lartë në historinë pluraliste që kërkohet të arrestohet, duket se është reflektuar edhe frika e opozitës. Nuk ka asnjë ngazëllim nga Sali Berisha për kërkesën e SPAK që Ahmetaj të prangoset. Përkundrazi, deklaratat e tij tregojnë frikën se me ish-zv.kryeministrin pas hekurave, radha do t’i vijë atij apo të tijëve. Fjala bie, Sali Berisha sulmon edhe SPAK edhe Kuvendin se kanë njoftuar Ahmetajn për arrestimin. Shkresa sipas tij mban datën 7 dhe vërtetë të tillë datë ka mbi kokë. 7 Korriku ishte e premte dhe ashtu siç pushon Sali Berisha në fundjavë, pushon i gjithë shteti. Të hënën u mor shkresa, doli  edhe lajmi. Këto janë afate të thjeshta që kushdo që ka eksperiencë në administratë e di që korrespondenca e së premtes merret të hënën në dorëzim.

Po sot, Sali Berisha akuzon se Arben Ahmetaj është arratisur edhe pse ky i fundit s’ka bërë asnjë deklaratë për përballjen me drejtësinë. Përkundrazi ka paraqitur avokatët e tij dhe deri në momentin që merret autorizimi nga Kuvendi nëse duhet prangosur apo jo, nuk mund të quhet i arratisur. Por Berishës i duhet Ahmetaj në kërkim, që drejtësia të mos trokasë në derën e tij, por të rendë nëpër botë që të gjejë Ahmetajn. Model ky në fakt që veç njerëzit e Berishës dhe Ilir Metës e kanë dhënë për drejtësinë; Nga Ilir Kumbaro, tek Adriatik Llalla.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën