Tritan Shehu është shfaqur i papërmbajtshëm një ditë para zgjedhjeve qesharake që zhvillohen për kreun e PD-së, ku kandidat është vetëm Sali Berisha.
Në statusin e tij, Tritan Shehu ka treguar gjithë budallallëkun dhe servilizmin e tij ndaj Berishës, të cilin ju ftojmë ta lexoni:
“Te votosh për Berishën nesër, do të thotë të mbështesësh daljen e vendit nga ky ‘tunel’ i errësirës, të mbështesësh shpresën e shqiptarëve.
Të votosh për një PD të fuqishme, energjike, vizionare, të bashkuar si motor i rrëzimit të këtij regjimi dhe ndryshimit.
Për rivendosjen e lirive, demokracisë, votës sipas ndërgjegjes, standardeve europiane e perëndimore.
Bazuar në këto dhe shumë elementë të tjerë, u bëj një thirrje të gjithë anëtarëve të PD-së:
— Të rikonfirmojmë Berishën në krye të partisë sonë, edhe për një mandat të ri.
Duke qenë i bindur që ky nuk do të jetë një mandat i lehtë për PD-në dhe kryetarin e saj përballë një regjimi neodiktatorial.
Por që i ka të gjitha mundësitë për të qenë i suksesshëm në objektivat tona.
Faktor thelbësor për të arritur aty, unë konsideroj rikonfirmimin e Berishës, në rolin e tij lider jo vetëm i PD-së.
Por edhe i të gjithë opozitës, i atyre që aspirojnë në një Shqipëri perëndimore.
I atyre që luftojnë për rolin ‘qendër graviteti’ në rajon të Shqipërisë e shqiptarëve, për stabilitet, integrim, me një vizion të qartë euroatlantik, pjesë integrale e Europës.
Të dashur miq e kolegë, anëtarë të PD-së në Qarkun e Gjirokastrës e kudo ku jeni e mund të votoni:
Votoni nesër të vendosur për rikonfirmimin e Berishës”, shkruan Tritan Shehu.
Anëtarët e Partisë Demokratike votojnë nesër për kryetarin e ri të partisë. I vetmi në garë është Sali Berisha, që sipas tij, është i vetmi nga të gjithë aspirantët e tjerë që përmbushte kushtet e nevojshme. Në garë nuk u pranua Alisa Balliu, Ervin Salianji dhe Evi Kokalari, të cilët përveç se nuk përmbushnin kriteret, nuk ishin as pjesë të partisë tha Berisha. Ndërkohë nga gara u përjashtua dhe Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj, pasi nuk përmbushnin kriteret.
Komente










