Berisha: Imuniteti jetik, Rama
ndërton mure për integrimin

Berisha: Imuniteti jetik, Rama <br />ndërton mure për integrimin
TIRANE – “Rama të ngrihet në lartësinë e përgjegjësive që duhet të ketë çdo drejtues në interesin më të mirë të qytetarëve të vendit, për të votuar një ligj që u hartua nga ekspertët më të mirë të doktrinës së imunitetit, qoftë për parlamentin dhe qeverinë, qoftë për drejtësinë”. Ka qenë kjo thirrja e radhës që Kryeministri Berisha bëri sot ndaj kreut të opozitës, Edi Rama, në lidhje me heqjen e imunitetit, gjatë mbledhjes së qeverisë.

Sipas Kryeministrit, “për një drejtues nuk mund të ketë kurrë një pengesë që mos të votojë një akt të tillë me të cilin ai i thotë qytetarëve se ne do jemi si ju, ne do jemi të barabartë para ligjit”.

Gjatë fjalës së tij, Sali Berisha përmendi edhe faktin që nga heqja e imunitetit fiton edhe Rama “sepse nuk po shkojmë të votojmë variantin që kërkuam ne, por variantin që kërkoi zoti Rama”.

Nga ana tjetër, Kryeministri sqaroi para opinionit publik edhe benefitet që merr çdo qytetarë nga miratimi i këtij vendimi duke theksuar se “qytetari nuk e ka më mantelin që s’duhet ta ketë, por është i barabartë mes tyre, fiton vendi sepse bëhet më transparent”, duke shtuar se “me heqjen e imuniteteve në një shoqëri transaprente nxitet më shumë punësimi, të drejtat e njeriut bëhen më të garantuara”.

Duke bërë ta rimendojë edhe një herë heqjen e imunitetit, Berisha i bëri thirrje kreut të opozitës, Rama të mos nge mure në procesin e integrimit dhe “të mos kundërshtoi interesin jetik të çdo qytetari të këtij vendi”, pasi sipas Kryeministrit, detyra e qeverisë është “të shembi muret që ndërtohen në integrimin e vendit”.

“Uroj që data 6 ta frymëzojë, të mendojë për të gjithë ata shqiptarë që janë sot pa punë, pasi nuk kam asgjë personale me ta, por fakti që mbajnë peng imunitetin është një problem serioz”, - përfundoi në fjalën e tij, kreu i qeverisë, Sali Berisha.

BERISHA: TOKA T'I JEPET ATIJ QE E PUNON
Këshilli i Ministrave miratoi sot një ligj që parasheh dhënien e sipërfaqeve të papunuara të tokës personave që do ta punojnë atë me qëllim rigjallërimin e sektorit të Bujqësisë, që sipas kryeminstrit do të përkthehet në vende të reja pune.

Kryeministri i bëri thirrje Ministrisë së Bujqësisë që “të përparoi në grantet që jep për fituesit e këtyre parcelave nga autoritet vendore, sepse toka duhet t’u jepet atyre që e punojnë, jo atyre që i kthejnë shpinën”, duke i kërkuar gjithashtu që “të studiohen sipërfaqet dhe të bëhet një promovim në mediat lokale me spote për sipërfaqet ekzistuese”.

BERISHA: BANESAT T'I KTHEHEN PRONAREVE
Ndërkaq kthimi i shtëpive të pronarëve ishte një tjetër çështje e rëndësishme e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha tha se toka do t’u kthehet pronarëve dhe se individët apo njësitë vendore që shkelin ligjin do të përballen me forcën e shtetit.

“U ofrojmë banuesve kredi me zero interes, por shtëpia e pronarit duhet të lirohen”, -tha Berisha, duke shtuar se “kemi mbi dy vjet që kemi përcaktuar shumën, kemi ofruar kredinë, por diku funskionon e diku tjetër jo”, -përfundoi Kryeministri.

(gm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tedi Blushi në versionin Vojo Kushi! Hipën sipër autobotit me ujë

Tedi Blushi në versionin Vojo Kushi! Hipën sipër autobotit me ujë