Berisha: Ja 3 arsyet pse do
të thoja jo për armët kimike

Berisha: Ja 3 arsyet pse do<br />të thoja jo për armët kimike
TIRANË - Zhvillimet e fundit dhe masat e marra nga qeveria e re, ish-kryeministri Sali Berisha i ka quajtur tronditëse. Në një bashkëbisedim me gazetarë, ish-kryeministri është ndalur tek protesta kundër sjelljes së lëndëve kimike të Sirisë në Shqipëri, ndërsa është shprehur se “Protesta e të rinjve për armët kimike le të fryëmzojë shqiptarët, ajo ishte proteste historike. Më e rëndësishme në historinë e vendit, pas protestës së dhjetorit 1990”.

Duke folur për armët kimike, Berisha tha se edhe ai do thoshte "Jo". “Për mua është më e lehtë të them Jo, por do e kisha të vështirë të thoja "Po", - deklaroi Berisha.

Berisha tha se ambasadori Arvizu bëri një pyetje e pamend lidhur me drejtimin e PD. 

Berisha tha se Edi Rama ka gënjyer faktorin ndërkombëtar, pasi sipas tij, duke u bazuar tek deklarata e ambasadorit Arvizu në 14 nëntor dhe të Poul Walker, “Shqipëria kishte pranuar lëndët kimike të Sirisë”.

“Këtë e tregon edhe fakti se pas mbledhjes së bordit për armët kimike nuk u përmend asnjë vend ku ato do të transportoheshin”, tha Berisha.

“Në 14 nëntor në darkë SHBA informoi shqipatrët se Edi Rama na ka thënë po për armët kimike dhe nëse do na thotë jo do ishim të zhgënjyer. Deri në darkën e datës 14 ai kishte mashtruar faktorin ndërkombëtar se do merrte armët kimike. Poul Walker i tha shqiptarëve tre ditë më parë se armët kimike do të vinin në Shqipëri. problemi është se për 2 muaj rrjesht kancelaritë më të mëdha të botës, për gati të gjitha kontigjencat që armët të trasportoheshin në Shqipëri, se kryeministri shqiptar kishte marrë përsipër t’i sillte këto armë. Dhe Shqipëria “jo-në” një minutë para se të mblidhej bordi, dhe ai u mblodh por vendin s’e caktoi. Pati edhe një dëm tjetër. Pasi Shqipëria refuzoi në minutën e fundit, marrjen e armëve bërthamore, shtrohet pyetja se cili shtet në Europë mund t’i marrë ato, dhe populli i tij të pranojë. Faktikisht kjo po ndodh. Sigurisht zgjidhje ka. Sekretari Kerri informoi se po shqyrtohen dy alternativa. Ky aspekt nuk është zbërthyer si duhet. Ne jemi mbajtur si komb që mbajmë fjalën, por Rama bëri diçka që s’ka ndodhur kurrë në historinë e një shteti të lirë. Mbajti botën dy muaj në këmbë, vuri dhe kushte, siç ishte vizita në Shtëpinë e Bardhë, dhe pastaj të thotë se nuk i bëj. Ky është Rama. Kërkova dorëheqjen. Në rafshin kombëtar është katastrofë”, tha Berisha.

Duke u ndalur tek shkarkimet dhe emërimet e reja në insitucione, Berisha tha se ato janë të paligjshme dhe në kundërshtim me ligjet e vendit. Rama po mbyll policinë e shtetit, dhe po krijon policinë e PS.

“Rama kthen në shoqëri dënimin kolektiv. Kështu dënoi Gardën e Republikës. Faji i vetëm i tyre ishte se në 21 janar mbrojtën institusionet që Edi Rama donte t’i merrte me dhunë. Kështu bëri dhe shkritjen e policisë rrugore të vendit. Kjo pasi një patrullë kishte bllokuar makinën e kryekreut. Po kështu u bë dënimi kolektiv i policisë kriminale të vendit. Policia socialiste vijon prishjen e ndërtimeve me leje dhe pa leje. Për ato pa leje e përgëzoj. Dënime kolektive u bënë edhe tek tatimet dhe doganat”, tha Rama.

Sali Berisha ka theksuar se mazhoranca e re po instalon shtetin policor, duke mos u mbështetur tek kushtetuta, ligjet, apo vendimet e qeverisë së mëparshme.

“Këto 60 ditë si në asnjë vend tjetër të lirë, me vendim të qeverisë rama meta dhe urdher të kryekreut Edi Rama, bëjnë të paqena nenet e kushtetues së vendit për pronat, për banesat, si dhe një seri vendimesh të gjykatës kushtetuese”, tha Berisha.

Duke u ndalur tek prishja e ndërtimeve pa leje, Berisha tha se ndërhyrjet e policisë për bllokimin e këtyre banesave nuk është vendim i drejtë. Ndërsa shtoi se “Qytetarët janë skeptikë për qeverisjen e mazhorancës PS-LSI”.
 
FJALA E BERISHES NE BASHKEBISEDIMIN ME GAZETARET
“A po ecim ne drejt konsolidimit të standardit të shtetit ligjor? Dhe në rrugën e duhur drejt integrimit europian? A po bëjmë ne përpjekjet e duhura si forca politike? Jam këtu për të shprehur pikëpamjen time, shqetësimin tim të madh. Po ecet jo drejt konsolidimit të shtetit ligjor dhe integrimit, por mjerisht po ecet drejt shtetit ligjor. Ky parim i maxhorancës Rama-Meta, është vendosur në programin e qeverisë si parim kryesor i funksionimit të policisë. Bazuar te kjo ka zhvillime tronditëse. Sot në Shqipëri në një kohë të shkurtër gjen poliië të kthyer në mercenarë, që nuk pyesin për të drejta, për vendime gjykate, por verbërisht pyet vetëm për vullnetin, urdhrin, paranojën e kryehetuesit, kryepolicit, kryetarit të qeverisë Edi Rama.

Kryekreu kërkon të ndryshojë kushtetutën, ligjet, gjykatat, përmbarimin, noterinë etj. Në shtetin policor Rama-Meta që dora-dorës kërkohet të instalohet ne nuk jemi në kushtetutë, nënkushtetutë, por Edi Rama kërkon të jetë vetë kushtetuta.

Këto 60 ditë si në asnjë vend tjetër të lirë, me vendim të qeverisë Rama-Meta dhe urdhër të kryekreut Edi Rama, bëjnë të paqena nenet e kushtetues së vendit për pronat, për banesat, si dhe një seri vendimesh të gjykatës kushtetuese.

Policët pa një urdhër gjykate bastisin banesat. Në emër të kryekreut nuk lejojnë banorët të hyjnë në banesat e tyre, madje sikur të ishin pushtetues, i kërkojnë letërnjoftime.
Qeveria Rama-Meta hoqi foton e presidentit. Ne nuk jemi më shtet me simbolet tona. Kërkon të ngrerë komision hetimor, dhe kështu vetë do të jetë kryehetuesi. As Enver Hoxha nuk vendosi ligje kaq ekstrem hetimi. Do jemi shteti i vetëm demokratik me kryeministër kryehetues”.

Rama kthen në shoqëri dënimin kolektiv. Kështu dënoi Gardën e Republikës. Faji i vetëm i tyre ishte se në 21 janar mbrojtën institusionet që Edi Rama donte t’i merrte me dhunë. Kështu bëri dhe shkrirjen e Policisë Rrugore të vendit. Kjo pasi një patrullë kishte bllokuar makinën e kryekreut. Po kështu u bë dënimi kolektiv i policisë kriminale të vendit. Kishin dokumenta dhe përgjigje që konfirmonin të dhëna për Ramën dhe përfshirje në afera, kontrabandë, trafiqe, etj.

Nëse dëgjuat Ramën kur tha se dy oficerë dizinformuan policinë nuk ishte e vërtetë. Njëri prej tyre u kthye në detyrë, pasi nuk kishte abuzuar detyrën. Ndërsa vetë Tahiri ka qenë aksioner tek lojërat e fatit, bashkë me të ndjerin Olsi, që u vra ditë më parë. Ato lojëra u shitën para se të fillojë operacioni për të pastruar fushën, por një prej atyre aksionerëve ka qenë ministri Tahiri.

Policia Socialiste vijon prishjen e ndërtimeve me leje dhe pa leje. Për ato pa leje e përgëzoj. Dënime kolektive u bënë edhe tek tatimet dhe doganat.

Protesta e të rinjve për armët kimike le të frymëzojë shqiptarët. Ajo ishte protestë historike. Më e rëndësishme në historinë e vendit, pas protestës së dhjetorit 1990. Kjo gjeneratë dallon nga të gjitha të tjerat, se kjo gjeneratë e lirë nuk ka më qendrimin indiferent të shqiptarit ndaj rrezikut. Kjo protestë nuk kishte qëllim proamerikane. Kjo ishte një protestë e lirisë, dhe idhull të lirisë kanë SHBA. Në këtë protestë ata i dhanë një mesazh të shkëlqyer shoqërisë dhe politikës shqiptare. Është një fat i madh që kjo gjeneratë tregoi.

Në 14 nëntor në darkë SHBA informoi shqiptarët se Edi Rama na ka thënë po për armët kimike dhe nëse do na thotë jo do ishim të zhgënjyer. Deri në darkën e datës 14 ai kishte mashtruar faktorin ndërkombëtar se do merrte armët kimike. Poul Walker i tha shqiptarëve tre ditë më parë se armët kimike do të vinin në Shqipëri. Problemi është se për 2 muaj rrjesht kancelaritë më të madha të botës, bënë gati të gjitha kontigjencat që armët të trasportoheshin në Shipëri, se kryeministri shqiptar kishte marrë përsipër t’i sillte këto armë. Dhe Shipëroi “jo-në” një minutë para se të mblidhej bordi, dhe ai u mblodh por vendin s’e caktoi.

Pati edhe një dëm tjetër. Pasi Shqipëria refuzoi në minutën e fundit, marrjen e armëve kimike, shtrohet pyetja se cili shtet në Europë mund t’i marrë ato, dhe populli i tij të pranojë. Faktikisht kjo po ndodh. Sigurisht zgjidhje ka. Sekretari Kerri informoi se po shqyrtohen dy alternativa. Ky aspekt nuk është zbërthyer si duhet. Ne jemi mbajtur si komb që mbajmë fjalën, por Rama bëri diçka që s’ka ndodhur kurrë në historinë e një shteti të lirë. Mbajti botën dy muaj në këmbë, vuri dhe kushte, siç ishte vizita në Shtëpinë e Bardhë, dhe pastaj të thotë se nuk i bëj. Ky është Rama. Kërkova dorëheqjen e tij. Në rafshin kombëtar është katastrofë.

BERISHA: EDHE UNE DO THOJA JO PER ARMET KIMIKE
I pyetur, për armët kimike dhe përgjigjen e Shqipërisë Berisha tha se, edhe ai nuk do të jepte një përgjigje pozitive. “Për mua është më e lehtë të them Jo, por do e kisha të vështirë të thoja "Po". Dhe ju mos mendoni se nuk ka pasur ultimatum dhe po tu thuash po duhet ti pranosh. Pse do ju thoja jo?

Së pari: Nuk është apokalipsi. Rreziku është sepse karamele nuk janë. Ky rrezik në të gjitha vendet e NATO-s, krahasuar me Shqipërinë është 0.1 ndërsa në vendin tonë është 0.4.

Së dyti: Ka një problem shumë të mëdha me mbetjet. Janë 13 mijë tonë mbetjeje dhe në vlerësimin tim janë duheshin të paktën 10 vjet.

Së treti: Shqipëria është pas vendeve të tjera dhe vendi ynë ka dy ekonomi, turizmi dhe investimet. Po të shkonte në Mjekës, nuk shkonte atje norvegjezi për të punuar. Në çdo vend zonat e banuara janë pranë. Kur u sulmua Siria unë isha gadishmëri dhe do të krijoja të gjitha lehtësitë”, - deklaroi Berisha.

SHKARKIMET NGA PUNA TE PADREJTA
“Nuk japin asnjë dokument punonjësve që shkarkohen, nuk jepet asnjë letër për ata që u prishin shtëpitë. Kujt i shërbyen ata. I shërbyen vendit, integrimit, liberalizimit të vizave. Opozita i ka ngritur këto probleme në konferenca shtypi dhe në parlament. Por këta kanë vazhduar. Të gatshëm për çdo sakrificë janë shqiptarët. Kemi arritur deri këtu për një kohë shumë të shkurtër, por ata po na kthejnë pas. E çna mbetet ne, na mbetet për të luftuar për idealet”, tha Berisha duke folur për aksionet e fundit të opozitës.
 
BERISHA: NUK JAM PENDUAR QË JAM TËRHEQUR
I pyetur nëse është penduar për dorëheqjen nga kreu i PD-së, Berisha tha nuk është penduar. “Unë kam bërë shumë mirë që kam dhënë dorëheqjen. Ishin 8 vite në pushtet dhe për dy muaj, opozita është duke i riformatuar. A mund të bëjmë më shumë? Po mund të bëjmë më shumë. Por nëse do ishim në një vend tjetër, opozita do ishte duke u marrë me analizën brenda vetes”, deklaroi Berisha.
 
PROTESTA? NUK MUND T'A LIJA PA DALË NË SHESH ME TË RINJTË
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se, protestës kundër armëve kimike, opozita i ka qëndruar në krah edhe pse nuk u bë pjesë e saj. “Opozita ishte në krah të protestës. Protestën e organizoi shoqëria civile, por njerëzit e opozitës ishin krah. Cila ishte mundësi jonë? Ne nuk mund të bëheshim shoqëri civile. Ne nuk mund të dilnim e të thonim, se ky po merr armët kimike. Pika e kthesës ishte deklarata e Pol Uolker në Al Jazeera”, theksoi Berisha. “Nuk mund të dilja pa dalë, por dalja ime ishte simbolike, jo për ta udhëhequr. Aty kishte mijëra të rinj, që më pritën me entuziazëm. Nuk shkova të flas, apo biseduar, shkova për të shkuar sepse ishte e pamundur të mos shkoja. Unë e studioja protestën, çdo minutë, pasi është protestë historike”, theksoi gjatë fjalës së tij, Berisha.

Berisha tha se, “si një protestë e parë dixhitale, i përgëzoj ata. Disa prej tyre kishin marrë medalje për levizjet e tyre”. I pyetur nëse priste që të mos e përkrahnin Berisha tha se, i kishte marrë parasysh edhe reagimet. “Po i mora parasysh edhe reagimet e tyre, pjesa dërmuese i brohoritën. Aty kishte edhe antiglobalistë, freshista. Ka një grup antiglobalistë, po çjanë ata? Janë marksistë. I përshëndes ata që më duartrokitën dhe ata që më thanë të ikja”, deklaroi Berisha.

BERISHA: “KORÇA”, ÇËSHTJE THEMELORE E PD
“Partia Demokratike nuk do të shkojë në zgjedhje pa e sqaruar këtë. Korça është zgejdhje themelore e PD. Pse e blenë votën ata. Këta po s’vodhën, nuk kënaqen kurrë. Sotiraq Filo ishte një kandidat shumë i mirë dhe i përgjegjshëm. Kanë bërë truke pasi ishin të pasigurtë. Opozita po nuk zgjidhi këtë problem, n k ka përmbushje misioni i saj. Kjo është vvështja numër një, çështja themelore. Po komplikohen problemet shumë”, tha Berisha.
 
“PYETJA E ARVIZU PËR KREUN E PD, E PAMEND NGA ANA E NJË DIPLOMATI”
I pyetur lidhur me pyetjen e ngritur nga ambasadori Arvizu lidhur me drejtimin e PD, Berisha tha se “të bësh këtë pyetje, është njësoj si të thuash kush po e drejton qeverinë shqiptare, Edi Rama, apo Vali Bizhga. Lulzim Basha është kryetar i PD me të gjitha atributet dhe të gjitha vendimet. Është pyetje e pamend e një diplomati, që i lejon vetes të bëjë një pyetje të tillë”.
 
BERISHA: VLERESIMI I MOODY’S, NDRYSHON PAS VEPRIMEVE TË PAPËRGJEGJSHME TË QEVERISË
Duke u ndalur tek situata ekonomike, Berisha tha se “sot agjencia “Moody’s” i binte këmbanave të alarmit, pasi ka marrë vesh veprimet e papërgjegjshme të kësaj qeverie”.
 
“Ne ruajtëm stabilitetin ekonomik. Nga 1.5 miliardë që ishte deficitë i të ardhurave ua rriti në 5.5 miliardë. Ndaj dhe “Moody’s” solliu vlerësime të tjera. Të bërtasësh dy vjet për borxhin 60% si aktin më të rëndë, dhe ta çosh atë në 70%, është e rëndë. Ky është skenari i Papandreut. Ky është njeri analfabet në ekonomi. Ai ka këshilltarë për breshkat, por jo për ekonominë”, tha Berisha.

Redaksia online
(e.s/a.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit