Berisha: Jam hiperenergjik
Por gjaku im s’njeh moshë

Berisha: Jam hiperenergjik <br />Por gjaku im s’njeh moshë
TIRANË – Dy ditë pas problemeve që shfaqi në publik me shëndetin e tij, kryeministri Berisha ka dalë sot në media në drejtimin e mbledhjes së përjavshme të kabinetit qeveritar.

I buzëqeshur kreu i qeverisë shqiptare vërejti se interisimi i medias në takimin e sotëm ishte shumëfishuar. Dhe sipas tij, arsyeja ishte e thjeshtë: Gjendja e tij shëndetërore.

Ish kardiologu, i cili prej 21 vjetësh është një prej figurave kryesore të politikës shqiptare ka publikuar, të vërtetën, sipas tij të shëndetit të kohëve të fundit.
“Ndjehem shumë mirë. Ajo që pësova me datë 12 , sipas mjekëve por edhe sipas anemnezës time, ishte një lipotimi e lidhur me një virozë dhe ky është i treti që kam pësuar. I pari në vitin ’88, ishte më i forti. Unë bëra ekzaminim e të gjitha sistemeve dhe doli gjithçka “in takt”. Këto viruse kanë potenciale që të krijojnë episode të tilla. Rasti tjetër ka ndodhur në Vlorë në vitin 98, ajo ishte një viruzë më e fuqishme. Rasti i tretë ishte me i lehti, edhe ky virozë”, sqaroi Berisha.

Kryeministri i ndal në performancën e tij më 12 dhjetor, ditën e festës së krijimit të partisë që ai drejton që nga themelimi.

“ Shpjegimi është hiper energjia. Në tërësi, këto viroza japim temperatura rë larta, kurse në një organizëm që reagon me energji të mëdha, krijohen episode të tilla që çojnë në zvogëlimin e fuqive. Ndjehem shumë mirë. Nga një kontroll që u bë rezultoi se në sistemin e të gjitha enëve të qarkullimit të gjakur të Sali Berishës nuk gjenden një pllakë e vetme atero matoze”, deklaroi kryeministri shqiptar.

Thënë ndryshe, sipas Berishës: sistemi i tij jetësor nuk ka moshë. “ E kisha bërë një herë këtë para dy vjetësh dhe desha ta botoj një herë këtë fakt. Këto pllaka ishin tërësisht të lëmuara siç kam lindur, natyrisht jo të asaj moshe”, tha Berisha përpara ministrave të tij.

Për kryeministrin, urimet, që sipas tij, ka marrë gjatë këtyre ditëve kanë patur një forcë të madhe shëruese. “Episodet nuk janë vetëm fizike por edhe psikoligjike. Urimet e njerëzve ilaçi më i shkëlqyer. Falenderoj mjekët që me kopetencë të madhe trajtuan këtë episod. Ishte rast i imi për tu bashkuar me miqtë e vjetër e për tu kaluar në kohët e punës së përbashkët”, përfundoi kryeministri përshkrimin e gjendjes së tij shëndetësore. 

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online