TIRANE- Një pagesë e re është kryer nga buxheti i shtetit dje në favor të kompanisë nga SHBA “Podesta Group  Inc”, e ngarkuar nga qeveria shqiptare për të lobuar në favor të saj përtejdetit. Janë 180 mijë dollarë të tjera, që janë dërguar nga thesari i shtetit ditën e djeshme në favor të kompanisë amerikane “Podesta Group”, që ka një kontratë me qeverinë shqiptare për të bërë lobing për të në SHBA.

Midis qeverisë shqiptare dhe kompanisë së konsulencës "Podesta Group" ekziston një marrëveshje, e nënshkruar për palën shqiptare nga Gjergj Lezhja, sekretar i përgjithshëm i Kryeministrisë, në emër të Këshillit të Ministrave, më 4 prill të vitit të kaluar.

Në total,që nga prilli i vitit të kaluar, janë disbursuar 1 milionë e 80 mijë dollarë amerikanë. Ndërkohë që në kontratë parashikohet rinovimi, me vullnet të të dy palëve, çdo gjashtë muaj.

Shkrimi i plote i gazetarit Genc Kondi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com  LEXO SHKRIMIN E PLOTE
(sg/shqiptarja.com)