Berisha jep leje për zgjerimin
e UPT, priten pemët te Liqeni

Berisha jep leje për zgjerimin<br />e UPT, priten pemët te Liqeni
TIRANE- Kryeministri Berisha dhe Këshilli Kombëtar i Territorit i Republikës së Shqipërisë japin leje për zgjerimin e Korpusit te Politeknikut ne Tirane pa respektuar mjedisin e gjelbërt dhe duke autorizuar prerjen e pemeve.

Ndërtimi ka nisur prej disa ditësh, ndërsa prerja e pemëve ëshë evidente.

Leja për shtesën e Universitetit Politeknik të Tiranës është firmosur nga kryeministri z.Sali Berisha dhe ministri i Arsimit, z.Myqerem Tafaj.

pemet e prera te politekniku

Po sot rektori i Universitetit të Tiranës z.Dhori Kule ka njoftuar për miratimin e lejes së Korpusit të Universitetit të Tiranës që do të ndërtohet në ambientet e Qytetit Studenti. I pyetur nga gazetarët për ndërtimin e nisur pas Universitetit Politeknik, Kule tha se është një objekt me leje.

Prerja e pemëvë ka nisur prej disa kohësh në kryeqytet, ku të tilla ka patur në rrugën hyrëse të Elbasanit, në parkun para Parlamenti ku pritet të ndërtohet një Xhami dhe së fundmi në zonën e njohur si mushkëria e kryeqytetit pas Universitetit Politeknik. Realizuesit e këtyre projekteve shprehen se ndertimet po i kryejnë me leje por ngrihet pyetja: A duhet një Qeveri të japë leje për prishjen e gjelbërimit?

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

‘Portat e Ferrit’ të Turkmenistanit, një mister që po mahnit vizitorët e Azisë Qendrore

‘Portat e Ferrit’ të Turkmenistanit, një mister që po mahnit vizitorët e Azisë Qendrore