Ish kreu i opozitës Sali Berisha duket se ka “veshë” në çdo cep për tu informuar mbi gjithçka që ndodh. “Miqtë” e kudondodhur të Berishës kanë qenë në restorantin ku ka ndodhur edhe debati mes Doshit e Tahirit dhe këta të fundit i kanë “rrëfyer” Berishës për debatin.

Në deklaratën e sotme për mediat Berisha tha se ka pasur “miqtë” e tij të cilët ndodheshin në lokalin ku Doshi ka debatuar me Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe këta të fundit e kanë informuar Berishën për tonet e larta të krijuara nga rebelimi i Doshit.
 
“Muret e Il Gustos, do t’u tregojnë sharjet me të parë që Doshi i bëri Saimir Tahirit, nuk po rri ti përmend se gojën nuk kam ndërmend ta bëj si ata. Në tavolinë ku ishin 4 deputetë me kryetarin e grupit ishin dhe dy miq të mi që nuk donin të dëgjonin, por i dëgjuan. Doshi krijoi rebelimin,”- tha Berisha.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)