Berisha: Ka mandat arresti nga jashtë për Arben Ahmetajn dhe Engjëll Agaçin! Në 8 janar thërrasim shqiptarët në protestë

Berisha: Ka mandat arresti nga jashtë për Arben Ahmetajn dhe Engjëll Agaçin! Në 8 janar thërrasim shqiptarët në protestë

Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta duke thënë se ndaj Engëll Agaçit, Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë dhe zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, ka një urdhër arresti. Sipas tij, ndaj tyre rëndon akuza për pastrim parash në çështjen e inceneratorëve. 

"Ka mandat arresti nga një vend mik për Engëll Agaçin dhe Arben Ahmetajn. Nga një vend këtu pranë. Për pastrim parash. Nuk është nga INTERPOL-i. Një gjë është e sigurtë, në djegësa një strumbullar absolut është Engjëll Agaçi. Është eminenca gri e mafies shtetërore. Don Agaçio ka qenë kryesori në borxhin e ARMO-s dhe Albpetrol. Është njeriu që i besoi Rama për t'i mbyllur dosjen Lulzim Bashës. Gjeje, është në padinë e Bashës Agaçi. Dhe Agaçi është po kaq sa Ahmetaj në aferën e djegësva. Fondi për djegësin nuk është krijuar nga Lefter Koka, por nga Edi Rama dhe Arben Ahmetaj", u shpreh Berisha në 'Zonë e Lirë'. 

Nga ana tjetër, përveç 5 janarit kur i ka lënë edhe afat Lulzim Bashës që të lirojë zyrën, Berisha ka zbuluar se vetëm 3 ditë më pas, ka thirrur protestën e radhës. Në 8 janar, Berisha ka njoftuar se do të organizojë një protestë kombëtare që vjen pas asaj kundër vizitës së Vuçiç në Tiranë dhe incineratorëve. Protesta do të zhvillohet përpara Kryeministrisë kundër vjedhjes 430 mln euro të inceneratorëve dhe për dorëheqjen e Edi Ramës, ka thënë ndër të tjera ish-kryeministri. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O Berish: 25/12/2021 13:36

    Kina ta befte Sheqeren pak e ke.

    Përgjigju
  • gora: 25/12/2021 07:41

    ike ore kepute qafen ordiner vrases i pa bese

    Përgjigju
  • Iris: 25/12/2021 05:13

    Me keto thirrjet per protesta,Berisha perpiqet nga njera ane te krijoje pasiguri dhe te largoje qetesine relative te shtetit,nga ana tjeter,perpiqet qe t'i mbushe mendjen vetes,fanatikeve,rivaleve dhe kundershtareve ,qe eshte akoma << ne krye>> te puneve dhe eshte akoma ne gjendje, te ngreje turmat e te levize si djale i ri.O Berishe po vazhdove keshtu,protestat e tua kane per te t'u bere te rendomta, te merzitshme dhe te bezditeshme dhe kane per te pasur pjesemarrje ne renie progresive;dhe pervec kesaj,shtoi kesaj pandemine,griperat,motin e ftohte dhe moshen tende,rrezik te na pesosh ndonje damblla.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 25/12/2021 03:34

    S(t)ali(n) Berisha eshte brenda ne nje afere korruptive e kriminale bashke me likeFLORIRI,lulBashen qe po lulezon ne fund te dhjetorit e fillim te janarit,shokun ediRama e fatosNano dhe plot e perplot te tjere dhe rropama e renies tyre do degjohet seshpejti dhe jehona do te jete shume me madhe se rrezimi i MONUMENTIT te ENVER HOXHES e ky popull do shpetoj nga vetja dhe zgjedhjet e deritashme qe ka bere.

    Përgjigju
  • Blandi: 24/12/2021 23:57

    QenI me morra do proteste....shpellar qe vetem plumbi te rregullon ty....

    Përgjigju
  • Ehuuu: 24/12/2021 23:56

    O sal, po pse duhet te besojm ty ne. Nese besojm keto qe thua duhet te besojm dhe ato qe thot amerika per ty, dhe te ben non grata.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shkarkimi i Allegrit, Juventus ofertë për Thiago Mottën! Epokë e re mes lamtumirash dhe rinovimesh

Shkarkimi i Allegrit, Juventus ofertë për Thiago Mottën! Epokë e re mes lamtumirash dhe rinovimesh