Ish kryeministri Sali Berisha duket se ka probleme edhe me aritmetikën. Në një postim të tij në Facebook në përpjekje për të përkujtuar masakrën ndaj 22 intelektualëve nga regjimi komunist më 1951 Berisha shkruan se ata u pushkatuan 42 vjet më parë dhe akuzon dhe qeverinë e sotme se është pasardhëse e atyre që vranë intelektualët. Ky postim është ironizuar nga analisti, Mero Baze ku thekson se nuk kemi të bëjmë me një lapsus por mungesë logjike.
“Sali Berisha ka një lajthitje dhe në numërimin e viteve. Si sot 72më parë janë pushkatuar pa gjyq 22 intelektualë shqiptarë, por në një shënim të tij Berisha thotë se janë ekzekutuar 42 vjet më parë. Dhe e ka përsëritur këtë tre herë gjatë tekstit. Duket që nuk është lapsus, por problem logjik. Është lodhur duke numëruar ditët e revolucionit me sa duket”, shkruan Mero Baze./TemA