TIRANE - Sali Berisha kërkoi përmes 2 avokatëve të përjashtojë gjyqtaren Irena Gjoka nga vlerësimi i masës së sigurisë “detyrim paraqitje” dhe bllokimin e pasaportës, me argumentin se për këto masa, duhej të kishte marrë më parë, autorizimin e Kuvendit duke qenë se është deputet. (Të paktën kjo është thënë publikisht nga Berisha dhe avokatët mbrojtës, pasi kërkesa e tyre për përjashtimin e gjyqtares nuk është bërë publike akoma)
Por çfarë parashikon ligji për rastet e përjashtimit të një gjyqtari?
Në Kodin e Procedurës Penale, nga neni 15 deri tek neni 23, parashikohen rastet e papajtueshmërisë me funksionin e gjyqtarit në gjykim.
Neni 15 thotë se një gjyqtar që ka dhënë vendime në një shkallë s’mund ta ushtrojë funksionin e gjyqtarit në shkallë të tjera, për të njëjtën çështje, nuk duhet që më herët të ketë shqyrtuar kërkesat e palëve gjatë hetimeve parapake apo që për të njëjtën çështje në gjykim, të ketë qenë prokuror apo avokat.
Foto: Neni 15 i Kodit të Procedurës Penale
Një arsye për përjashtimin e gjyqtares nga procesi, është kur ka lidhje familjare, ose krushqie, parashikuar në nenin 16 të Kodit të Procedurës.
Foto: Neni 16 i Kodit të Procedurës Penale
Neni 17 e përjashton gjyqtarin nga çështja, nëse vet ai heq dorë përmes një kërkese të argumentuar me arsyet, që përcaktohen qartë në kodin e procedurës, nga ndonjë këshillë që mund të ketë dhënë mbi personin në hetim, kur ndonjë i afërm i tij është cenuar nga vepra penale, etj
Foto: Neni 17 i Kodit të Procedurës Penale
Neni 18 i Kodit të Procedurës, liston kur palët mund të kërkojnë përjashtimin e gjyqtarit
Foto: Neni 18 i Kodit të Procedurës Penale
Së pari, në rastet e parashikuara nga nenet 15, 16 dhe 17.
Këto nene cilësojnë: papajtueshmëri prej pjesëmarrjes në procedim, lidhjeve familjare, kur gjyqtari heq vetë dorë dhe kur ka shfaqur mendimin e tij mbi faktet ose rrethanat objekt procedimi.
Pika 2 e nenit 18, specifikon se gjyqtari që pala në hetim kërkon të përjashtoje, nuk mund të shprehet, nëse më parë nuk është marrë një vendim mbi kërkesën për përjashtimin ose jo të tij.
Gjyqtari nuk mund të japë ose të marrë pjesë në dhënien e vendimit derisa të jepet vendimi që e deklaron të papranueshme ose që e rrëzon kërkesën e përjashtimit.
Sipas nenit 22 të kodit të Procedurës, gjykata, pasi merr të dhënat e nevojshme, vendos për kërkesën e përjashtimit brenda 48 orëve nga paraqitja e kërkesës. Kundër vendimit, gjyqtari mund të bëjë ankimim.
Nëse kërkesa për përjashtimin e gjyqtares rrëzohet, pala kërkuese, në këtë rast, avokatët e Berishës, paguajnë shpenzimet gjyqësore si “dhe një gjobë deri në 50 000 lekë, në ngarkim të palës që, duke abuzuar, ka parashtruar një kërkesë të padrejtë” - Neni 22/a
Nenet në Kodin e Procedurës penale që parashikon rastet e papajtueshmërisë me funksionin e gjyqtarit në gjykim.
Neni 15
Papajtueshmëria për shkak të pjesëmarrjes në procedim
1. Gjyqtari që ka dhënë ose që ka marrë pjesë në dhënien e vendimit në një shkallë të procedimit nuk mund të ushtrojë funksionet e gjyqtarit në shkallët e tjera, as të marrë pjesë në rigjykim apo rishikim pas prishjes së vendimit.
2. Nuk mund të marrë pjesë në gjykim gjyqtari që ka shqyrtuar kërkesat e palëve gjatë hetimeve paraprake ose në seancë paraprake për të njëjtin procedim, me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë Kod. Gjyqtari që shqyrton kërkesat e palëve gjatë hetimeve paraprake nuk mund të ushtrojë funksionet e gjyqtarit të seancës paraprake në të njëjtin procedim.
3. Nuk mund të ushtrojë në të njëjtin procedim detyrën e gjyqtarit ai që ka qenë prokuror ose që ka kryer veprime të policisë gjyqësore ose që ka qenë mbrojtës, përfaqësues i një pale ose dëshmitar, ekspert viktimë ose person që ka paraqitur një kallëzim ose ankimin e procedimit.
Neni 16
Papajtueshmëria për arsye lidhjeje familjare, gjinie ose krushqie
1. Në të njëjtin procedim nuk mund të marrin pjesë si gjyqtarë personat që janë ndërmjet tyre ose me pjesëmarrësit në gjykim, bashkëshortë, bashkëjetues, gjini e afërt (të paralindur, të paslindur, vëllezër, motra, ungjër, emta, nipër, mbesa, fëmijë të vëllezërve dhe të motrave) ose krushqi e afërt
(vjehërr, vjehrrë, dhëndër, nuse, kunatë, thjeshtri, thjeshtra, njerku e njerka).
Neni 17
Heqja dorë
1. Gjyqtari ka për detyrë të heqë dorë nga gjykimi i çështjes konkrete:
a) kur ka interes në procedim ose kur një nga palët private ose një mbrojtës është debitor a kreditor i tij, i bashkëshortit, bashkëjetuesit ose i fëmijëve të tij;
b) kur është kujdestar, përfaqësues apo punëdhënës i të pandehurit ose i njërës nga palët private ose kur mbrojtësi a përfaqësuesi i njërës prej këtyre palëve është gjini e afërt e tij ose e bashkëshortit të tij;
c) kur ka dhënë këshilla ose kur ka shfaqur mendim mbi objektin e procedimit;
ç) kur ekzistojnë mosmarrëveshje ndërmjet tij, bashkëshortit ose ndonjë të afërmi të tij me të pandehurin ose njërën prej palëve private;
d) kur ndonjë prej të afërmve të tij ose të bashkëshortit është cenuar ose dëmtuar nga vepra penale;
dh) kur një i afërm i tij ose i bashkëshortit kryen ose ka kryer funksionet e prokurorit në të njëjtin procedim;
e) kur ndodhet në një nga kushtet e papajtueshmërisë të parashikuara nga nenet 15 dhe 16;
ë ) kur ekzistojnë shkaqe të tjera të rëndësishme njëanshmërie.
2. Deklarimi i heqjes dorë i paraqitet kryetarit të gjykatës përkatëse i cili e miraton ose e refuzon atë me vendim të arsyetuar.
3. Mbi deklarimin e heqjes dorë të kryetarëve të gjykatave vendosin kryetarët e gjykatave të një shkalle më lart. Mbi deklarimin e heqjes dorë të kryetarit të Gjykatës së Lartë vendos një trup gjykues i
Gjykatës së Lartë i përbërë nga tre gjyqtarë.
Neni 18
Përjashtimi I gjyqtarit
1. Palët mund të kërkojnë përjashtimin e gjyqtarit:
a) në rastet e parashikuara nga nenet 15, 16 dhe 17;
b) kur gjatë ushtrimit të funksioneve dhe para se të jetë dhënë vendimi ai ka shfaqur mendimin e tij mbi faktet ose rrethanat objekt procedimi.
2. Gjyqtari nuk mund të japë ose të marrë pjesë në dhënien e vendimit derisa të jepet vendimi që e deklaron të papranueshme ose që e rrëzon kërkesën e përjashtimit.
Neni 19
Afatet dhe forma te kërkimit të përjashtimit
1. Kërkesa për përjashtimin e gjyqtarit bëhet në seancë menjëherë pas legjitimimit të palëve.
2. Kur shkaku i përjashtimit lind ose zbulohet pas mbarimit të momentit të legjitimimit të palëve, kërkesa duhet të bëhet brenda tri ditëve nga konstatimi. Kur shkaku ka lindur ose është zbuluar gjatë seancës kërkesa e përjashtimit duhet të bëhet para mbarimit të seancës.
3. Kërkesa përmban shkaqet e provat dhe parashtrohet me akt të shkruar. Ajo paraqitet, bashkë me dokumentet, në sekretarinë e gjykatës kompetente. Një kopje e kërkesës i jepet gjyqtarit për të cilin
kërkohet përjashtimi. 4. Kur nuk bëhet personalisht nga palët, kërkesa mund të paraqitet me anën e mbrojtësit ose të një përfaqësuesi të posaçëm. Në prokurë duhet të tregohen shkaqet për të cilat kërkohet përjashtimi, ndryshe ajo nuk pranohet.
Neni 20
Konkurrimi I heqjes dorë dhe I përjashtimit
1. Kërkesa e përjashtimit konsiderohet se nuk është bërë, kur gjyqtari edhe pas bërjes së saj, deklaron se heq dorë dhe ajo është pranuar.
Neni 21
Kompetencat për të vendosur përjashtimin
1. Kërkesa për përjashtimin e gjyqtarëve shqyrtohet në dhomë këshillimi nga një gjyqtar tjetër I së njëjtës gjykatë.
1/1. Gjyqtari për të cilin është kërkuar përjashtimi paraqet me shkrim mendimin e tij mbi kërkesën për përjashtim.
2. Për kërkesën e përjashtimit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë vendos një gjyqtar tjetër i kësaj gjykate, i ndryshëm nga gjyqtarët e kolegjit të cilit i përket gjyqtari që kërkohet të përjashtohet. Vendimi është i formës së prerë.
3. Nuk pranohet kërkesa për përjashtimin dhe as ripërsëritja e kërkesës për të njëjtat shkaqe e gjyqtarëve të caktuar për të vendosur mbi përjashtimin.
Neni 22
Vendimi mbi kërkesën e përjashtimit
1. Kur kërkesa e përjashtimit është bërë nga ai që nuk e ka patur këtë të drejtë ose duke mos respektuar afatet ose format e parashikuara nga neni 19 kur kërkesa për heqje dorë nga gjykimi I çështjes është miratuar nga kryetari, ose kur shkaqet e paraqitura janë të bazuara në ligj, gjykata që shqyrton ankimin e shpall atë të papranueshëm me vendim.
2. Gjykata mund të pezullojë përkohësisht çdo veprimtari procedurale ose ta kufizojë atë në kryerjen e veprimeve të ngutshme.
3. Gjykata, pasi merr të dhënat e nevojshme, vendos për kërkesën e përjashtimit brenda 48 orëve nga paraqitja e kërkesës.
4. Vendimi i dhënë në bazë të paragrafëve të sipërm i njoftohet gjyqtarit, për të cilin është kërkuar përjashtimi, prokurorit, të pandehurit dhe palëve private. Kundër tij mund të bëhet ankim së bashku me vendimin përfundimtar.
Neni 22/a
Sanksione për kërkesën edeklaruar të papranueshme
Vendimi që deklaron të papranueshme kërkesën e përjashtimit ose që nuk pranon përjashtimin e gjyqtarit përmban shpenzimet gjyqësore përkatëse, si dhe një gjobë deri në 50 000 lekë, në ngarkim të palës që, duke abuzuar, ka parashtruar një kërkesë të padrejtë.
Neni 23
Disponimet kur pranohet deklarimi I heqjes dorë dhe kërkesa e përjashtimit
1. Kur deklarimi i heqjes dorë ose kërkesa e përjashtimit pranohen, gjyqtari nuk mund të kryejë asnjë veprim procedimi.
2. Akti që pranon deklarimin e heqjes dorë ose kërkesën e përjashtimit cakton nëse dhe në ç’pjesë kanë vlerë veprimet e kryera më parë nga gjyqtari që ka hequr dorë ose që është kërkuar të përjashtohet.
3. Dispozitat për heqjen dorë dhe përjashtimin e gjyqtarit zbatohen edhe për sekretarin e seancës dhe personat e ngarkuar për të bërë transkriptime ose riprodhim fonografik apo audioviziv.
Për heqjen dorë ose përjashtimin e tyre vendos gjykata që shqyrton çështjen
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.7%
-
Jo
20%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 3037
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor, 12:30
-
'Të gjithë le ta marrin një diplomë', Berisha kërkon t'i kthejë Universitetet 'han pa porta'
18 Dhjetor, 11:06
-
Propozimi i PD: Të falen faturat e prapambetura të dritave e ujit, dhe gjobat e rrugores
18 Dhjetor, 10:51
-
Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj
17 Dhjetor, 22:51
-
SHBA edhe një herë 'Jo' Berishës/ Valteri: I vdekur, i pakallur! Tafani: Mesazhi i qartë, 'Mos shkoni tek PD-ja'! Kulluri: Amerikanët kanë problem këtu korrupsionin dhe krimin
17 Dhjetor, 21:41
-
'Nuk ka më protesta klasike', Korreshi në Frontline: Berisha po vijon betejën për non-gratën! Nuk ka marrëveshje me PS-në
17 Dhjetor, 20:12
-
Spahiu: Mesazhi i SHBA shuplakë për socialistët, sepse janë të tronditur nga bashkëpunimi tyre me Berishën
17 Dhjetor, 20:04
-
Ironia e Spahiut: Trump do i heq dekoratën Dumanit dhe Dvoranit, për t’ja dhënë të dyja Berishës
17 Dhjetor, 19:43
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor, 19:26
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor, 18:37
-
Meçe demaskon Berishën: Sorosin në Shqipëri e solle vetë, në 1997 e kishe mik të ngushtë, sot armik! Dosjen e 'nongrata' ta përgatiti FBI
17 Dhjetor, 18:04