Portieri i Kalmarit Etrit Berisha ka mohuar kategorikisht se ka arritur marrëveshjen për t’u transferuar në janar në klubin e Serisë A.
Berisha hedh poshtë të gjitha spekulimet dhe këmbëngul se është mashtruar nga zyrtarët e Kievos, që e kanë detyruar të firmosë një parakontratë,por që mbetet e pavlerë pasi është nënshkruar më shumë se 6 muaj nga skadimi i kontratës aktuale dhe se nuk i është dhënë kopja e përkthyer në gjuhen shqipe.
Në një prononcim për mediat suedeze 24-vjecari sqaroi se u kishte thënë përfaqësuesve të Kievos që mund të arrihej marrëveshja nëse edhe Kalmari do të ishte dakord, por mes dy klubeve nuk ka pasur kontakte. Menaxher Elver Raça, ka konfirmuar se Lazio pritet të jetë klubi i ri i Berishës.
“Ata patjetër duan atë. Unë mendoj se Etrit do të shkojë atje”, ka thënë Raça për të përditshmen suedeze Sportbladet. Berisha ka vlerësuar klubin nga ‘Olimpico’, pjesë e të cilit janë mesfushori Lorik Cana dhe portieri Thomas Strakosha. “Lazio është një klub i madh kështu që është interesante, por ne do të shohim. Në qoftë se kjo nuk do të kthehet në një zgjidhje që i përshtatet mua dhe Kalmar, unë do të mbetem këtu deri në janar”, ka deklaruar prishtinasi për Sportbladet.
Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 01.08.2013
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com