Berisha tha pas ndërprerjes së seancës parlamentare: ” Sot në parlament po konsumohet një krim i shëmtuar nga mafia qeveritare. Në mënyrë të paimagjinueshme, jashtë çdo kodi, rregulli dhe morali, në një kohë kur BE hodhi poshtë kërkesën për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe i shtyu ato për në fund të vitit 2019 dhe – iu garantoj gjer në gjysmën e dytë të 2012-it, këtu do të jemi – në vend që të paraqitet sot në Kuvend një program, një plan i studiuar për të adresuar 13 kushtet e caktuara nga Këshilli i Ministrave, paraqitet ligji i ekzekutimit të një simboli të arrirë kombëtar, të Teatrit Kombëtar, nga një njeri që udhëhiqet nga urrejtja patologjike ndaj çdo gjëjë në tërësi po veçanërisht ndaj çdo gjëjë në artin e kulturës shqiptare, pasi vetë, i mbetur në komplekset primitive të një adolesheni të droguar, shkarravit gjithë jetën pa prodhuar dot një sukses të vetëm…
Berisha më pas është larguar me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.(Mapo)